ELBASAN- Është gjetur i pajetë në brigjet e lumit Shkumbin trupi i 62-vjeçarit Robert Starja, i denoncuar si i zhdukur që prej ditës së hënë.
 
Banorë të fshatit “Katund i Ri” gjetën trupin e pajetë në gjendje pothuajse tërësisht të dekompozuar dhe bënë njoftimin e policisë.
 
Trupi u dërgua në morgun e Elbasanit, ndërkohë që familjarët bënë identifikimin e tij. Tashmë pritet përfundimi i ekspertizës për të mësuar shkaqet e plota të vdekjes së 62-vjeçarit edhe pse paraprakisht besohet se shkak i vdekjes ka qenë mbytja në lumë.
 
Pasditen e së hënës, bashkëshortja e 62-vjeçarit Robert Starja, denoncoi në polici zhdukjen e të shoqit, i cili kishte shkuar për të peshkuar mëngjesin e asaj dite.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)