Gjendet piktura e vjedhur “Le Jardin”
e piktorit Henri Matisse

Gjendet piktura e vjedhur “Le Jardin” <br />e piktorit Henri Matisse
LONDER - Një pikturë e Henri Matisse vjedhur në vitin 1987 dhe vlerësuar 1 milion dollarë, është gjetur nga një specialist i veprave të artit në Londër.

Piktura “Le Jardin”, apo Kopshti, u mor nga Muzeu i Artit Modern në Stokholm gjatë një grabitje gjatë natës së 11 majit të 1987.

Pak javë më parë drejtori i Institucionit “Regjistri i Artit të Humbur “ Christopher Marinello arriti të negociojë me sukses me ekspertin e veprave të artit Charles Roberts, duke bërë kështu të mundur kthimin e pikturës së rrallë. Marinello gjithashtu avokat i këtij instituti u shpreh se "Historianët e artit japin një kontribut të pacmuar për gjetjen e këtyreve veprave të rralla.

Falë negociatave të sukseshme të zotit Marinello është bërë e mundur ritkthimi i disa veprave të artit që kapin shifrën prej 160 milionë stërlina.

Zyrtarët e muzeut kanë përgëzuar Institutin Regjistri i Artit të Humbur për gjetjen e kryeveprës e cila pritet të rikthehet në muzeun suedez në javët e ardhshme.

(l.c/ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK

Një muaj më parë KPK e konfirmoi në detyrë, kush është kryeprokurori i Vlorës që u kap nga SPAK