MALËSI E MADHE- Trupa e pajetë të Klement Pepaj dhe Vilson Cutaj u gjetën në vrarë me armë zjarri pranë malit të Rrencit në Malësinë e Madhe, në pyllin e Vrithit aty dhe ku u dëgjuan të shtënat ditën që u zhdukën tre të rinjtë. Vetëm 200 metra larg parcelës së drogës që mendohet të jetë shkaku i ngjarjes, viktimat ishin larg njeri tjetrit

Policia e Shkodrës në drejtimin e kryekomisar Niko Brahimit zbuloi vendin që shikoni në pamjet e siguruara nga Report TV, pas disa orë kërkimi në territorin e Vrithit, me një sipërfaqe të madhe të pabanuar dhe dy orë larg qendrës së fshatit.

Viktimat u dërguan në morgun e qytetit për  ekspertizë mjeko ligjore që do të saktësoj mënyrën dhe armën e krimit. Nga hetimet e deritanishme Daniel Pepaj kushëri me Klement Pepaj, i cili mendohet ta ketë kaluar kufirin me Malin e Zi, është ekzekutori  i dy të rinjve. Policia e Shkodrës ka ndaluar babanë e Danjel Pepajt, Rrok Pepaj në cilësinë e dëshmitarit në ngjarje. Prej disa orësh ai ndodhet në Policinë e Shkodër ku po jep dëshminë ë tij para hetuesve. 

Dy viktimat Klement Pepajt dhe Vilson Çutaj dhe autori Daniel Pepaj

VIDEO nga kërkimet

Akuza ndaj Pepajt u ngritën ditën e denoncimit publik nga prindërit e Klementit. Ka dyshime që shkaku i ngjarjes është një parcelë më kanabis sativa që Danieli u ka grabitur Vilsonit dhe Klemedit, Nga dëshmitë e siguruara në polici, një ditë para zhdukjes, Danieli u rrah nga Klementi dhe Vilsoni një ish denuar për prodhim dhe shitje të drogës, Për hakmarrje, i riu që duhet t'i ketë çuar në pyll dy të tjerët duke i gënjyer për drogën e fshehur, i ka vrarë ata. Mëgjithatë për hetuesët ka ende punë që ngjarja të zbardhet ndërkohe që Daniel Pepaj është shpallur në kërkim.   

Më herët Report Tv solli dëshmi nga familjarët e viktimave dhe të autorit të dyshuar. Aty në Vrith dolën të kërkojnë jo vetëm prindërit e tre djemve por edhe fshatarë e dashamirë të tyre.  Celularët i mbanin gratë në pritje të lajmit mbi fatin e djemve.  Babai i Klementit po orientonte forcat e policies dhe telefonin e tij e hapi motra e 21 vjecarit. “ Babai është në mal tani. Me policinë është duke kërkuar. Është një tokë të pabanuar, shumë lart në malësi”,  Report Tv solli pamje në zonën e kërkimit. Makina policie dhe mjete private të përqendruara më shumë në një territor me objekte të braktisura në Bajzë të Malësisë së Madhe. Në këtë kohë babai i Danielit, Nush Pepaj u thirr në polici për t'u pyetur përseri kurse gruaja qante. “Ai që ma jep mua lajmin se se ku ndodhen si me jetë si pajetë, tan jetën time ia jap” . Tashmë kjo familje është ngujuar në pritje të rregullave zakonore deri kur të zbardhet e vërteta, Vilson Çutaj 37 vjec nga Bajza, Klement Pepaj 25 vjeç nga Vrithi dhe Daniel Pepaj nga Vrithi u zhdukën që prej datës 3 tetor 2020.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:15
Burime: Shënjestra e Daniel Pepajt ishte Vilson Çutaj, Klementin e qëlloi nga frika

1602188347_cutajpepaj.jpg

Vilson Çutaj dhe Daniel Pepaj

Detaje të reja nga vrasja e dy të rinjve në Malësi të Madhe. Burime nga grupi hetimor por edhe nga të afërm të Daniel Pepajt bëhet me dije se ai ka pasur qëllim të vrasë Vilson Çutajn.

Ndërkohë Klement Pepajn e ka qëlluar nga frika për të cilin fillimisht mendoi se e kishte plagosur. Ndërsa fillimisht ka shtënë ndaj Vilson Çutaj i cili ka plumba në trup, ndërsa Klement Pepajn e ka qëlluar nga pas shpine. Sipas dëshmitarëve të dy  viktimat ishin të bërë shoshë nga plumbat.

Ora 20:46
Babai i autorit të dyshuar të ekzekutimit ndalohet nga policia : Mund të jetë dëshmitarit në ngjarje

1602187588_DANIELDHERROKPEPAJ.jpg

Daniel dhe Rrok Pepaj

Babai i Danjel Pepaj, Rrok Pepja është ndaluar nga policia dhe prej disa orësh po merret në pyetje nga policia e Shkodrës në cilësinë e dëshmitarit të ngjarjes së rëndë ku u vranë Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj.

Ora 19:22
Pamjet kur ambulanca transporton trupat e pajetë në morgun e spitalit të Shkodrës

Pas disa orësh zbulimi të dy trupave të pajetë të Klement Pepja dhe Vilson Çutaj, ambulanca transporton gjatë orëve të mbrëmjes trupat e tyre drejt morgut të Spitalit të Shkodrës. Dy të rinjtë u vranë me breshëri kallashnikovi në zonën e Vrith të Malësisë së Madhe nga Danjel Pepaj.

Ora 18:54
U gjetën të pajetë/ U zbraz një karikator kallashnikovi mbi të rinjtë! Familjarët ndihmuan në gjetjen trupave të tyre

Detaje të reja kanë ardhur nga gjetja e dy trupave të pajetë në Malësinë e Madhe. Nga ekspertiza në terren është vënë re se në trupat e viktimave ka një numër të madh plumbash. Me ndihmën e familjarëve u bë e mundur gjetja e trupave.

Ora 18:22
Pas ekspertizës në terren, mbërrin ambulanca që do transportojë trupat e pajetë të dy të rinjve drejt morgut

Disa orë pas gjetjes së trupave të pajetë të dy të rinjve Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj, ka mbërritur ambulanca.

Ajo do të bëjë transportimin e trupave drejt morgut të spitalit të Shkodrës pasi ka përfunduar dhe ekspertiza e grupit hetimor. Aktualisht rreth 20 efektivë janë në terren të cilët po kërkojnë Daniel Pepajn.

Ora 17:41
Policia vijon kontrollet në fshatin Vrith të Malësisë së Madhe, në kërkim të Danjel Pepajt

Gjetja e trupave të pajetë të Klement Pepajt dhe Vilson Çutaj nuk i ka ndalur kërkimet e Policisë së Shtetit, Mësohet se uniformat blu vijojnë kërkimet në fshatin Vrith për të gjetur një gjurmë të Danjel Pepajt, autori i dyshuar për ekzekutimin e të rinjve. Mendohet se ai ai është larguar drejt Malit të Zi, por nuk përjashtohet as pista se mund të jetë fshehur në zonë.

Ora 16:52
Detaje nga vrasja e 2 të rinjve në Malësinë e Madhe/ Trupat e pajetë pranë parcelës së kanabisit, larg njëri- tjetrit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ekzekutimi i dy të rinjve në Malësinë e Madhe. Report Tv mëson se trupat e pa jetë janë gjetur pranë parcelës së kanabisit që mendohet se është bërë shkak për vrasjen e Kelment Pepaj dhe Vilson Çuatj. Trupat e tyre mësohet se janë gjetur në një distancë të largët nga njëri- tjetrit. Gazetari Ergys Kavaja raporton se vendi ku janë gjetur trupat e pajetë është dy orë larg qendrës së fshatit Vrith.

Ora 16:19
Mes shkurreve dhe pemëve të dendura/ Ky është vendi ku u gjetën pas 5 ditësh trupat e pajetë të 2 të rinjve në Malësinë e Madhe

Ky është vendi ku u gjetën pa 5 ditësh trupat e pajetë të 2 të rinjve në Malësinë e madhe! Report Tv sjell video nga vendi i ngjarjes. Klement Pepaj dhe Vilson Çutaj u gjetën të pajetë në Pyllin e Vrithit. Siç shihet në pamje zona shumë e pyllëzuar, çka vështirësoi gjetjen e trupave të pajetë të të rinjve.