Gjendja e Schumacher mister, bashkëshortja blen 30 mln euro vilën e Florentino Perez në Spanjë (FOTO)

Gjendja e Schumacher mister, bashkëshortja blen 30 mln euro vilën e Florentino Perez në Spanjë (FOTO)

Vila ku do banojë Michael Schumacher dhe familja e tij

Në një kohë kur gjendja shëndetësore e Michael Schumacher vijon të jetë mister pas aksidentit që pësoi në Alpet e Francës në dhjetor 2013, bashkëshortja e tij, Corinna Betsch, bën një investim të çmendur. Ish-piloti i "Formula 1", Michael Schumacher do të transportohet në Majorka të Spanjës, bën me dije revista “L’Illustre”. Lajmi është konfirmuar edhe nga kryetarja e bashkisë së Andrtatx, Katia Ruarç, një qytezë e cila ndodhet në jug. Bashkëshortja e ish-pilotit ka blerë një rezidencë luksoze, e cila i përkiste Presidentit të Real Madrid, Florentino Perez.

Mund të konfirmojë se Shumaker do të vijë këtu dhe po bëhemi gati për ta mirëpritur. Shërbimet e sigurisë janë në gatishmëri për të mundësuar privatësinë e duhur për ish-kampionin e pafat të Formula 1.

Kryetarja e Bashkisë së Andrtatx, Katia Ruarç


Bashkëshortja e Michael Schumacher, Corinna Betsch

Rezidenca e re ku do të banojë familja Schumacher, do të ketë një hapësirë prej 3000 metrash katrorë, të përbërë nga kopshtet, 2 pishina, pistë për helikopter, ku të gjitha këto kanë kushtuar plot 30 mln euro. Pas aksidentit të ndodhur në Alpet e Francës ku ra në gjendje kome, Schumacher po has mjaft vështirësi për riaftësimin e plotë të tij.

Michael Schumacher, 7 herë kampioni i botës në "Formula 1"

Edhe pse kanë kaluar 5 vite nga aksidenti tragjik, ende nuk dihet saktësisht nëse Schumacher është zgjuar nga koma apo jo. Kjo pasi familja ka preferuar të jetë hermetike dhe informacioni i dalë prej saj ka qenë gjithnjë e më i rezervuar.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët