Gjendja e Teatrit, aktorët e rinj: 
Interpretuam me frikë për jetën

Gjendja e Teatrit, aktorët e rinj: <br />Interpretuam me frikë për jetën<br>
Të ftuar sot në studion e Report Tv në emisionin “Rreze Dielli” ditën e sotme ishin dy të rinjtë, Asjana Koka (gjimnaziste) dhe Vasjan Dhimo (regjisor), të cilët folën për veprën e interpretuar te Teatri Kombëtar prej amatorëve “Vdekja dhe Virgjëresha”.

Të rinjtë u shprehën se teatri është pasioni i tyre dhe u fal shumë emocione gjatë interpretimit. Por nga ana tjetër ata pranojnë që të bësh teatër sot është e vështirë dhe se nuk sponsorizohet nga institucionet përkatëse. Gjithashtu ata treguan se ndjenë frikë gjatë interpretimit të dramës pasi godina nuk është në kushte të përshtatshme. 

Asjana, gjimnaziste artdashëse flet me pasion për teatrin dhe se e shikon veten në teatër në të ardhmen. Ajo u shpreh se “zgjedh aktrimin për ndjesinë qe une marr kur mbaron shfaqja dhe marr duartrokitjet e njerëzve”. Ndërsa Vasjani pohoi se të rinjtë duhet të angazhohen më tepër në kultivimin e artit dhe kulturës, pasi kjo i ndërgjegjëson ata edhe më tepër për të ndjekur rrugën drejt artit dhe aktiviteteve të tjera artistike. 

‘Duke ndjekur dhe përqafuar artin të rinjtë u shmangen veseve edhe problemeve me të cilat përballet shoqëria jonë sot’ tha ai. Deklaratat nga të rinjtë për gjendjen e teatrit vijnë në një moment kur debati për shembjen e tij është më i fortë se kurrë.

a.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi