Një ndjenjë e thellë e pasigurisë ka prekur shqiptarët të cilët jetojnë në në veri e sidomos në lagjen "Tre Rrokaqiejt" në Mitrovicë.
Të lodhur nga shqetësimet dhe kërcënimet e vazhdueshme, vrasja e fqinjit Selver Haredinaj të dielen duket se i dha fund durimit dhe pritjes se një ditë do të bëhet më mirë. Banorët, kryesisht gratë, pleqtë dhe fëmijët, janë parë me valixhe në duar duke u larguar nga shtëpitë e tyre.
Shqiptarët, shumica e të cilëve jetojnë prapa dyerve të blinduara, thonë se kanë para vetes vetëm dy zgjidhje, mbrojtjen e pragut të shtëpisë ose braktisjen e saj njëherë e përgjithmonë.
Se këtu mbretëron urrejtja ndëretnike e tregojnë edhe muret e shkarravitura me mbishkrime nacionaliste kryesisht serbe e po kështu edhe xhamat e thyer në po thuaj secilin kat të ndërtesë, njofton TCH.
Vetëm dy pjesëtarë policie janë parë duke patrulluar në këtë zonë të nxehtë. Ndërsa ka munguar tërësisht prezenca e KFOR-it dhe policisë së EULEX-it gjatë natës së mbrëmshme.
Sot, nga ora 15 është planifikuar të mbahet një protestë nga ana e iniciativës rinore të Mitrovicës në shenë revolte pë vrasjen e Selver Haredinajt dhe plagosjen e katë fëmijëve të tij.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com