PARIS - Pas 24 orësh nga masakra në zyrat e gazetës satirike “Charlie Hebdo”, edhe mëngjesin e sotëm Franca është zgjuar e tronditur nga tre sulme të njëpasnjëshme, brenda një harku të shkurtër kohor, ku ka vdekur një police si dhe është plagosur një tjetër.
Bëhet fjalë për një sulm me armë zjarri në jug të Parisit si dhe dy shpërthime me eksploziv, e para në një restorant në Villefranche-sur-Saône në Lion, dhe një në xhaminë e Le Mansit, ku si pasojë e sulmeve ka humbur jetën një oficere policie, ndërsa një polic tjetër ka mbetur i plagosur.
Fillimisht, nga ana e autoriteteve franceze janë raportuar të shtëna me armë zjarri në jug të Parisit, në zonën e Porte de Chantillon rreth orës 08:05. Mësohet se një agresor, nën drejtimin e automjetit të tij tip Renault Clio, ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov ndaj dy oficerëve të policisë, në momentin që këta të fundit, po trajtonin një aksident rrugor.
Autori është larguar nga vendi i ngjarjes, madje edhe duke shkëmbyer të shtëna me policinë e vënë në ndjekje të tij, ndërsa nga ana e autoriteteve të rendit, është prangosur një i dyshuar.
Ndërkaq, pas kësaj një shpërthim eksploziv është shënuar në Lion, në një restorant pranë xhamisë, ku si pasojë e sulmit, fatmirësisht nuk raportohen viktima apo të lënduar.
Menjëherë pas kësaj, një tjetër shpërthim eksplozivi u shënua në Le Mans, në xhaminë e qytetit, ku nuk dihet ende për viktima apo të lënduar. Në vendin e ngjarjes, policia franceze zbuloi 3 granata të paprekura.
Deri më tani nuk dihet ende nëse këto sulme të ditës së sotme, të kenë lidhje me aktin terrorist të një dite më parë ndaj satirikes “Charlie Hebdo” ku mbetën të vrarë 12 persona, mes të cilëve 8 gazetarë, 2 policë, një recepsionist dhe një i ftuar.
Lidhur me masakrën e djeshme, policia ka identifikuar dy autorët e dyshuar si vëllezërit Said dhe Cherif Kouachi respektivisht 34 dhe 32 vjeç, me origjinë algjeriane.
Sondazhi i ditës:
A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?
-
Po
64.2%
-
Jo
29.1%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 787
Lajme të tjera
-
Me 1 kg kokainë në makinë, arrestohet 38-vjeçari shqiptar në Itali
4 Maj, 11:45
-
10 milion turistë? Basha: Është gënjeshtër! Mbi 60% janë shqiptarë që kthehen tek familjet
4 Maj, 11:36
-
Po ndërtonin 5 objekte pa leje në Theth, vihet në hetim 74-vjeçari, shpallet në kërkim i riu
4 Maj, 11:30
-
Të gjitha ndeshjet në një orar, Superliga e futbollit luan sot aktin e 34-t
4 Maj, 11:28
-
Amnistia dhe reforma zgjedhore, Basha ironizon Rithemelimin: Janë rimorkio e urbanit të prishur të Edi Ramës
4 Maj, 11:15
-
Përplasi për vdekje drejtuesin e biçikletës, Report Tv siguron videon e aksidentit në Durrës! Shoferi po ecte me shpejtësi
4 Maj, 11:13
-
A ka ndikim menopazua në shëndetin e gruas? Ndiqni sot Klinika 24 në Report Tv
4 Maj, 11:06
-
Emily Ratajkowski tërheq vëmendjen me pamjen e saj në eventin e bamirësisë të Mbretit Charles
4 Maj, 11:06
-
Java e Europës, muzikë, panair e filma në Shirokë! Teatrot me shfaqje në Tiranë e rrethe! 'Shhh...mbaje sekret’, te ‘Tonin Harapi’ Klaudia Hila!
4 Maj, 11:03
-
Zaloshnja: Të pasakta 95% e parashikimeve nëpër studio televizive rreth arrestimeve të SPAK-ut
4 Maj, 11:01
-
I dyshuar si i përfshirë në kultivim narkotikësh, Gjykata e Lezhës la të lirë vëllain e deputetit socialist, Report Tv zbardh vendimin
4 Maj, 10:57
-
Margarita Xhepa: Ndriçimi, është aktor më i mirë se unë
4 Maj, 10:47