Gjenealogjia e Ali Pashë Tepelenës

Gjenealogjia e Ali Pashë Tepelenës
Poema “Gjenalogjia e Ali Pashës” është një poemë rrëfimtare epike, që shtrihet në kufirin midis folklorit dhe krijimtarisë, midis dokumentacionit dhe realitetit historik të përshtatur. Ka qenë një pasdite vere e vitit 2011, kur nëpërmjet një kërkimi të zakonshëm në Internet në gjuhën greke, hasa në site-in e biblotekës universitare të Kretës, ku ndodhen të dixhilatizuar një sërë librash për historinë moderne të Greqisë, përfshirë këtu edhe historinë shqiptare pasi Epiri, si territor i banueshëm nga të dy popullsitë ka prodhuar me shumicë mite dhe histori të përbashkëta.

Nuk mund ta fsheh që ishte një zbulim i këndshëm dhe jo pak befasues, që do më jepte mundësinë për të lexuar diçka të re nga jeta dhe origjina e një heroi të dashur për mua, që në fëmirinë e hershme si Ali Pasha, pasi nuk ka vend dhe aspekt të jetës sonë shoqërore në vendlindjen time, ku ai të mos përmendet.

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë

Leonardo DiCaprio drejt martesës? E dashura e e tij fotografohet me një unazë diamanti në dorë