Kështu, tre gjeneralët Sandër Lleshi, Dhori Spirollari dhe Abaz Lleshi, nëpërmjet tre padive civile, i janë drejtuar Gjykatës së Tiranës, duke i kërkuar gjyqësorit që të pezullojë dekretin e presidentit Bujar Nishani të datës 21 maj, si dhe të pezullojë urdhërin e ministrit të Mbrojtjes Arben Imami për lirim nga detyra. Në të treja paditë argumentohet se gjyqësori duhet të urdhërojë rikthimin në Forcat e Armatosura, pasi sipas gjeneralëve dekreti i presidentit është i pambështetur në ligj dhe urdhëri i ministrit Imami është jashtë proçedurave ushtarake.
Mësohet se padia e ish-zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm, Sandër Lleshi do të gjykohet nga gjyqtari Shkëlqim Mustafa, ndërkohë që gjyqtarja Enkelejda Metaliaj do të gjykojë kërkesë-padinë e gjeneralit Dhori Spirollari, ish-komandant i Forcave Ajrore dhe gjyqtarja Fahrie Budo çështjen e gjeneralit tjetër Abaz Lleshi, ish-komandant i mbështetjes rajonale. Me sa duket tre gjeneralet kanë marrë si shembull në dorëzimin e padive në gjykatë, rastin e Gjeneralmajor Arian Zaimit, qw nga kandidat për president përfundoi në lirim nga detyra. Por më pas ai fitoi në Apel dhe tashmë është në dizpozicion për të marrë vendin që i takon.
RUBRIKA PYETJE-PERGJIGJE
Reforma në institucionet kushtetuese dhe të pavarura për më shumë efikasitet në luftën kundër krimit, çfarë mund të sjellë?
Që para fushatës për zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit opozita e kryesuar nga Edi Rama më se njëherë ka akuzuar qeverinë e Berishës se ka deficite në luftën kundër krimit, kontrabandës dhe korrupsionit. Dhe për më tepër institucionet e pavarura dhe kushtetuese duke qënë në dorën e kreut të qeverisë kishin pushuar luftën kundër këtyre fenomeneve. Madje as që guxonin të preknin sferat e larta të abuzimit, duke krijuar idenë e mosndëshkimit të shkeljeve, aq sa dhe në raportet e organeve të specializura ndërkombëtare por dhe nga ana e partnerëve ndërkombëtarë, kritikohej politika e mosndëshkimit. Në këtë mënyrë tashmë është imediate reforma dhe në të gjitha institucionet kushtetuese.
Ku pritet të vihet dorë apo të prekë ndryshimi për reformën në këto institucione?
Krijimi i Byrosë Kombëtare të Hetimit është njëra nga rrugët për të materializuar gjithë premtimin elektoral për luftën ndaj krimit, korrupsionit, trafiqeve të paligjshme. Ndërkohë që reformimi do të bëhet dhe në institucionet e sigurisë, akuzës dhe gjyqësorit, në mënyrë që të gjithë abuzuesit, në cilindo nivel të lartë drejtues në ekzekutiv apo legjislativ qofshin, të shkojnë para drejtësisë.
Shkrimi u botua sot në Shqiptarja.com, versioni print, dt.03.08.2013
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)