Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Buzëqeshja dhe entuziazmi i fëmijëve i jep motivimin për të vazhduar rrugëtimin e saj 10 vjeçar drejt mësimdhënies. Ndonëse arti nuk vlerësohet mjaftueshëm në vendin tonë, Romina Kaso punon me të njëjtin pasion si në ditën e parë.

“Baleti për mua është gjithçka. Kam filluar që në moshen 4-5 vjeçare. Që atëherë nuk kam reshtur së kërcyeri dhe do kërcej deri sa të kem fuqi. Kam qenë pjesëmarrëse në shfaqje të ndryshme si balerinë profesioniste.

Në moshën 27 vjeçare vendosa që të jem pjesë e mësimdhënies për grupmoshat 3-15 vjeç. Kur më shikojnë me ato sytë që mësuesja e baletit do të na mësojë të dalim në skenë, sytë e tyre më frymëzojnë shumë.

Baleti dhe arti në përgjithësi nuk vlerësohen, është një gjë e harruar. Ne si koreograf, si mësues baleti mundohemi të organizojmë shfaqje për t’i dhënë vëmendje, Duhet të vazhdojë që të mos zbehet si gjë, që të ketë në të ardhmen balerinë profesionistë”, thotë Romina.

Çdo ditë e nis me dëshirën e madhe për të frymëzuar fëmijët drej artit. Baleti i ndihmon ata që të bëhen më të shkathët, elastik dhe me disiplinë.

“Prindërit i angazhojnë në aktivitete dhe kurse për t’i nxjerrë nga guacka e ndrojtjes. Më vijnë me lëvizjet e TikTok-ut, por nuk ka lidhje me kërcimet që bëjmë ne këtu. Kërcimi është lëvizje e gjithë trupit, duhet të jesh në sinkron.

Nëse inkurajohen dhe jepen mësimet e duhura dhe nëse u jepet besim, ata mund të bëhen profesionistë. Që të arrijnë në fazën time duhet të punojnë fort, të kenë vullnet dhe mbi të gjitha të jenë të sinqertë me veten.

Në fakt fëmija duket që nga gjymtyrët e trupit, elasticiteti, veshi i muzikës dhe nëse i ka këto kritere, ai mund të vazhdojë të jetë pjesë e baletit”, shprehet mësuesja e baletit në “Një nga ne”.

Emisionin mund ta ndiqni në videon e mësipërme ose çdo të mërkurë ora 20:00 në ekranin e Report Tv.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Hetimi ndaj Allajbeut të Spitalit Amerikan, reagon Erion Braçe: Klodi qenka i prekshëm në Kosovë, atje ku ka administratë tatimore dhe kontrollohen faturat

Hetimi ndaj Allajbeut të Spitalit Amerikan, reagon Erion Braçe: Klodi qenka i prekshëm në Kosovë, atje ku ka administratë tatimore dhe kontrollohen faturat