Ushtaraku Syrja Gjoka i arrestuar e më pas akuzuar nga prokuroria për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentesh është shpallur i pafajshëm nga Gjykata e Beratit.
Gjenerali i ushtrisë Gjoka u prangos më 16 maj të 2014-ës nën akuzën e shpërdorimit të detyrës duke dëmtuar buxhetin e shtetit, pasi sipas hetimeve rezultoi se gjatë kohës që ai kish drejtuar bazën ajrore të Kuçovës kish urdhëruar prishjen e disa objekteve duke dëmtuar pronën e ushtrisë.
Vetë Gjoka i mohoi akuzën, ndërsa me një vendim të ndërmjetëm të gjykatës së Apelit në Vlorë ai u hetua nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje” duke u liruar nga burgu.
Sipas hetimeve të seksioni të prokurorisë ushtarake Gjoka kish falsifikuar firmat e vartësve të tij për prishjen e objekteve qendra zjarri në bazën ajrore të Kuçovës dhe dëmi u përllogarit në vlerën e 6 milionë lekëve.
Tashmë për këtë akuzë Syrja Gjoka ka marrë pafajësinë dhe ende nuk dihet nëse ai do të kërkoj apo jo rikthimin në detyrë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com