Flota Detare e Shqipërisë drejohet tashmë si asnjëherë tjetër nga një ushtarak që specialitetin e tij ka forcat tokësore. Gazeta “Shqip” shkruan sot se Qemal Shkurti, i cili mbante postin e shefit të kabinetit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, dhe kishte gradën e Kolonelit, por brenda një dite mori gradën madhore Gjeneral Brigade nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, dhe u emërua dhe komandant i Flotës Detare.
Ky emërim vjen në një kohë kur Flota do të ketë “pjesën e luanit” në përgatitjen e dokumenteve dhe hartave të nevojshme për negociatat me Greqinë në lidhje me kufirin detar mes dy vendeve. Ish komandanti i Flotës Detare, Kudret Çela e ka cilësuar jo serioz këtë emërim por edhe të gjithë procesin e përgatitjes së bisedimeve.
“I gjithë procesi duhet të bëhet serioz kur të miratohet një ligji i ri për të gjithë kufirin, i cili duhet të të parashikojë qartësisht identifikimin e të gjithë vijës kufitare tokësore, dhe në këtë rast vijës bregdetare dhe në bazë të tij do të duhet të zhvillohen bisedimet për të lidhur marrëveshje ndërkombëtare. Po ç’të them në këtë moment, kur situata nuk është serioze, pasi në krye të Flotës Detare emërohet një ushtarak i këmbësorisë”- citohet të ketë thënë kundëradmirali Çela në një prononcim për gazetën “Shqip”.
Para dy ditësh Qemal Shkurti mbante gradën Kolonel dhe punonte si Marina shqiptare ka një traditë të gjatë ndaj dhe kuadrot e saj që si në arsimim ashtu dhe në grada janë të ndryshëm nga pjesa tjetër e Forcave të Armatosura. Kjo pjesë e ushtrisë në çdo vend të botës është specifike, ndaj dhe elita e saj arsimohet dhe trajtohet në mënyrë të veçantë. Në Shqipëri, oficerët e Flotës Detare arsimone në Shkollën e Lartë të Marinës në Vlorë, ndërsa gradat janë krejt të ndryshme me forcat tokësore dhe ato ajrore.
/Shqiptarja.com