Gjenerali Stojance Angelov, sot drejtues i partisë DOSTINSTVO (DINJITETI)  në Maqedoni deklaron se ekziston një plan monstruoz për nxitjen e konfliktit ndërkulturor në Maqedoni. Sipas tij persona të paguar hiqen si përfaqësues të UÇK dhe vrasin njerëz të policisë, për të nxitur konkflikt ndërkulturor.

“Dikush ne shtetin tonë ka bërë plan monstruoz për nxitje të një konflikti ndëretnik në Maqedoni. E dini të gjithë që para një muaji kishte një komunikatë të AKSH me të cilën po kërrcënonin. Kam informata se janë dhënë dy milionë euro shqipëtarëve të cilët nuk kanë lidhje me UCK-në, kriminelëve të cilët sot gjenden në rajonin e Likovës. Detyra e tyre është që të paraqiten se gjoja janë UCK dhe të bëjnë vrasjen e disa përfaqësuesve të policisë dhe ushtrisë dhe në këtë mënyrë të nxisin konflikt ndëretnik. Pikërisht për këtë u paraqit ajo komunikatë monstruoze e firmosur nga Zoti NETPRESS që Stojance Angelov dhe Zoran Zaev përgatisin skenarë për luftë të përgjakshme, luftë ndëretnike. Tjetër kush ka përgatitur skenar të tillë”, thotë Angelov

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)