Që prej fillimit të epidemisë në muajin mars, OBSH ka numëruar 2 240 raste, 1 229 prej të cilëve të vdekur.
Në Liberia janë regjistruar më shumë raste të vdekurish nga data 14-16 gusht, rreth 53 të vdekur dhe 48 raste të reja. Në total, janë regjistruar 834 raste në Liberia, 466 prej të cilëve të vdekur.
Në Guine, nga ku nisi epidemia, janë regjistuar 14 të vdekur të tjerë dhe 24 raste të tjera. Bilanci në këtë vend është 543 raste, 394 prej të cilëve kanë humbur jetën.
Në Sierra Leone, ka pasur 17 të vdekur dhe 38 raste të tjera. Bilanci është 848 raste, 365 prej të cilëve të vdekur.
Më 8 gusht, OBSH dekretoi gjendjen e urgjencës të shëndetit publik botëror kundër kësaj epidemie të ethes hemorragjike të pazakontë dhe rekomandoi masa emergjente në vendet e prekura./
/ec/
