GJENEVË – OKB: Arrin në mbi 100 mijë numri i kurdëve sirianë të larguar drejt Turqisë

GJENEVË, 22 shtator /ATSH-AFP/ - Mbi 100 mijë kurdë sirianë janë larguar drejt Turqisë gjatë 24 orëve të fundit pasi xhihadistët e Shtetit Islamik kanë avancuar në verilindje të Sirisë, njoftoi OKB-ja.
"Kryqi i Kuq ka riforcuar aktivitetin e tij për të ndihmuar qeverinë e Turqisë për t'iu ardhur në ndihmë 100 mijë sirianëve kurdë të larguar 24 orët e fundit", theksoi organizata e specializuar e OKB-së në një komunikatë të publikuar sot.
"Përveç të tjerave, qeveria turke dhe Kryqi i Kuq po përgatiten për mbërritjen e mundshme të qindra mijëra refugjatëve të tjerë në ditët e ardhshme, ndërkohë që luftimet vazhdojnë", theksoi organizata.
Turqia hapi të premten kufijtë për refugjatët sirianë që nisën të largohen nga rajoni i Ain al-Arab, rrethuar nga luftëtarët e grupit ekstremist sunit të Shtetit Islamik.
"Ky fluks masiv (...) tregon nevojën për të mobilizuar ndihmën ndërkombëtare për të mbështetur vendet fqinje të Sirisë", deklaroi në një komunikatë, Komisioneri i Lartë për Refugjatët i OKB-së, Antonio Guterres duke përshëndetur Turqinë për hapjen e kufijve të saj për sirianët kurdë./ a.jor.

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ Protesta e opozitës të Bashkia e Tiranës, Policët gati me fikës zjarri