GJENEVË, 17 shtator /ATSH-AFP/ - Komisioneri i lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut u shpreh sot i indinjuar për veprimet tronditëse të autoriteteve hungareze në krizën e imigrantëve duke dënuar një politikë të karakterizuar nga ksenofobia dhe armiqësia ndaj myslimanëve.
"Jam i tmerruar nga aktet mizore dhe në disa raste të paligjshme të autoriteteve hungareze (...) Disa janë shkelje të hapura të ligjeve ndërkombëtare", deklaroi Zeid Ra'ad Al Hussein në një komunikatë.
"Imazhet e grave dhe fëmijëve të sulmuar me gaz lotsjellës dhe pompa me ujë në kufirin hungarez kanë qenë vërtetë tronditëse", deklaroi Zeid duke shtuar se një vizion ksenofob dhe armiqësor ndaj myslimanëve është në qendër të politikës aktuale të qeverisë hungareze./
/ec/