CERN në Gjenevë zgjeron horizontet e tij të kërkimit dhe po përgatitet të ndërmarrë hapa të mëtejshëm përpara në zbulimin e mistereve të universit.
Përshpejtuesi i grimcave dhe detektorët do të përmirësohen gjatë disa muajve të ardhshëm, pas rreth dy vjet ndalese për motive teknike, për të përmirësuar fuqinë dhe kapacitetin e kërkimit.
Në një tunel, 150 metra nëntokë, rrezet protone ose jonet shtyhen për të arritur një shpejtësi afër asaj të dritës dhe bëhen për tu përplasur në katër pika, ku detektorët pastaj analizojnë efektet e tyre .
Pikërish këtu, në vitit 2012 u zbulua e ashtuquajtura "Grimca e Zotit" që u jep masë grimcave të tjera të universit.
"Ka shumë pyetje thelbësore, elektrizuese, nga të cilat nuk e dimë përgjigjen", deklaroi drejtoresha e përgjithshme e Cern, Fabiola Gianotti.
"95% e universit është i panjohur, ne nuk dimë origjinën e materies dhe ka shumë të tjera pyetje, duke dashur të përmend një, do të doja të kuptoja natyrën e materies së errët. Do të ishte e shkëlqyeshme, sepse të kuptuarit tonë të universit do të përmirësohej nga 5% në 30% kuptimin actual që ne kemi”.
Mantra e mijëra shkencëtarëve që punojnë këtu është "për të studiuar grimcat pafundësisht të vogla dhe për të kuptuar pafundësitë e mëdha".
Midis projekteve të Cern, në vitet në vazhdim, është dhe ndërtimi i një përshpejtuesi të ri prej 100 kilometrash.
PS/ Mantra është një emër mashkullor Sanskrit që tregon, në kuptimin e tij të duhur, një shprehje të shenjtë, një formule mistike ose magjike, një lutje, një kënge të shenjtë ose një praktikë medituese dhe fetare.
PS/ ‘Grimca e Higgs’-it apo e ashtuquajtura ‘Grimca e Zotit’ u zbulua nga shkencëtarët në Organizatën Evropiane për Hulumtime Bërthamore (CERN), e cila besohet të jetë çelës i formacioneve të yjeve, planetëve dhe jetës. Grimca është emëruar sipas Peter Higgsit, hulumtuesit britanik, i cili më 1964 vendosi bazat për studimet e kësaj çështje. Grimca është pjesa e fundit e pazbuluar në teorinë e Modelit Standard, që shpjegon përbërjen fundamentale të universit.