Gjeologji-Minierat, mungojnë
laboratorët duhen 200 mln lekë

Gjeologji-Minierat, mungojnë<br />laboratorët duhen 200 mln lekë
TIRANE- Mungesa e laboratorëve vazhdon të jetë një nga problemet më emergjente që ka Fakulteti i Gjeologji Minerave. Dhe ky shqetësim bëhet edhe më i madh për pedagogët në këtë fillim viti akademik  pasi edhe nga vetë specifika që ka ky institucion arsimor, studentët pjesën më të madhe të orëve duhet ta kalojnë në laboratorë për të zhvilluar praktikë. Dekani Përparim Hoxha thotë se duhen rreth 200 milionë lekë të reja, që laboratorët të vihen në funskionim në shërbim të studentëve. “Ajo që kam si shqetësim është në pjesën labratorike. Pak askses kanë studentët sepse ne kemi sasi të pakta labratorike.

I ruajmë me kujdes edhe ato që kemi sepse po na u prishën edhe këto nuk kemi mundësi t'i regjenerojmë apo ti blejmë përsëri. Kemi nxjerr nevojat për infrastrukturën labratorike për burimet kumane për infrastrukturë të proçesit arsimor dhe na duhen rreth 200 milionë lekë të reja.", - shpjegon Hoxha. Dekani Hoxha shprehet se ka mungesë edhe në auditorë, ndërkohë që ata aktualët shfrytëzohen deri në prën 8 të mbrëmjes. "Në eficensë auditori me dy ndërresa deri në orën 8 të darkës, sistemet e infrastrukturës përsëri kanë nevojë plotësimi", - thotë më tej ai. Fakulteti i Gjeologji Minierave kohët e fundit po preferohet shumë nga të rinjtë shqiptarë, pasi edhe tregu i punës kërkon specialistë në miniera, në rafineritë e naftës, por edhe në fushën e burimeve natyrore.
 
Shkrimi u publikua sot (19.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë