GJEORGJI - Banorët e vendlindjes së Stalinit në Gori, Gjeorgji kanë kujtuar me nderim 60-vjetorin e vdekjes së diktatorit sovjetik në një ceremoni përkujtimore si dhe një procesion në kishën ortodokse.

Stalini lindi më 21 dhjetor 1879 dhe vdiq më 5 mars të vitit 1953 në rrethana misterioze.

Shumë simpatizantë u mblodhën pranë muzeut të Stalinit me flamuj të kuq dhe parulla me mesazhe të tilla si "Lavdi Stalinit të Madh." Disa prej tyre vunë lule pranë një portreti të diktatorit të fundit sovjetik.

Stalini është konsideruar si një hero nga mbështetësit e tij në të gjithë ish-Bashkimin Sovjetik i cili shpëtoi vendin nga Gjermania naziste e cila nuk do të bëhej një superfuqi pa udhëheqjen e tij.

Por kritikët e kanë quajtur Stalinin, vrasësin e milionave personave nëpër kampet e përqëndrimit gjatë sundimit të tij 30 vjeccar në ish-Bashkimin Sovjetik.

Për shumë vjet me radhë ai ka qenë një nxënës besnik dhe shok i vendosur i Leninit në luftën për përmbysjen e carizmit dhe për triumfin e Revolucionit të madh Socialist të Tetorit.

Pas vdekjes së Leninit ai u vendos në krye të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik duke luftuar kundër fashizmit dhe nazismit dhe themeloi shtetin e parë socialist në botë.

(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)