Gjeorgjia komplikon shumë shanset e Shqipërisë për vendin e parë, Kvaratskhelia: Kuqezinjtë përfaqësuese e fortë
Moment gjatë ndeshjes Shqipëri-Gjeorgji
Për herë të parë që prej emërimit të Sylvinhos, më 9 janar 2023, kombëtarja shqiptare pësoi një disfatë në ‘Air Albania’. Tre ditë pas fitores me përmbysje kundër Ukrainës kuqezinjtë u mpohtën 0-1 nga Gjeorgjia. Të besuarit e Sanyol ia dolën në Tiranë me golin e Koçorashvilit në minutën e 71, duke konfirmuar edhe njëherë momentin e jashtëzakonshëm që po kalojnë.
Më shumë sesa humbja dhemb që kuqezinjtë nuk bënë asnjë goditje në portën kundërshtare, ndërsa kjo paraqitje shumë poshtë pritshmërive erdhi pas një ndeshje shumë pozitive kundër Ukrainës.
“Përballë kishim një kundërshtarë shumë të vështirë dhe fizikisht lart. Një ditë do vinte edhe humbja e parë në shtëpi edhe pse barazimi do ishte një rezultat më i mirë, por pasi pësuam gol ishte e vështirë për ne. Ndryshuam lojtarë dhe skemë nga ndeshja me Ukrainën pasi disa futbollistë ishin të lodhur,”-u shpreh Sylvinho, trajner i kombëtares.
Në fund të ndeshjes ylli i kombëtares gjeorgjiane Kavaratskhelia e cilësoi Shqipërinë një skuadër të fortë, por shtoi se fitorja ishte shumë e rëndësishme. Pas dy fitoreve në dy ndeshjet e para Gjeorgjia mban vendin e parë në grup, të ndjekur nga Shqipëria dhe Çekia me 3 pikë. Disavantazhi i kombëtares tonë me Gjeorgjinë pas kësaj humbje nuk janë vetëm pikët, por edhe përballja direkte, ndërsa e njëjta gjë vlen edhe për Çekinë.
Kombëtarja shqiptare tani do grumbullohet në muajin tetor, teksa luan dy ndeshje në transfertë për Ligën e Kombeve. Fillimisht me 11 kundër Çekisë dhe me 14 tetor kundër Gjeorgjisë.
Ne.k./SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?
-
Po
57.6%
-
Jo
18.4%
-
Nuk e di
24%
Vota total: 8790
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Liga e Kombeve/ 'Fortesa' Air Albania bie me një supergol, Gjeorgjia mposht 0-1 Shqipërinë në Tiranë! Kombëtarja asnjë gjuajtje në portë
10 Shtator, 22:38
-
Sonte përballja e Kombëtares, gazetari Xhixho për Report Tv: Gjeorgjia kundërshtar i vështirë! Duhet kujdes, mos të kalojmë në aventurë
10 Shtator, 13:26
-
Kombëtarja e Silvinjos më efikase se kundërshtarët, si në mbrojtje edhe në sulm
10 Shtator, 13:07
-
VIDEO/ Silvinjo 'sfidon' lojtarët në prag të ndeshjes! Gati për ndeshjen me Gjeorgjinë
10 Shtator, 11:51
-
Liga e Kombeve/ Sot ndeshja e rëndësishme me Gjeorgjinë, Policia publikon planin e masave! Rrugët që bllokohen, kontrollet ndaj tifozëve dhe penalitetet
10 Shtator, 08:57
-
Liga e Kombeve/ Kosova rikthehet tek fitorja, dardanët mposhtin Qipron 0-4 në transfertë! Skandal në tribuna, tifozët vendas hapin parrullën 'Kosova është Serbi'
9 Shtator, 20:40
-
Prag ndeshja me Gjeorgjinë/ Sylvinho: I kemi studiuar! Ende nuk e kam vendosur formacionin, me Bajramin në fushë mund të aplikojmë 2 skema
9 Shtator, 19:49
-
Nesër Gjeorgjia për Ligën e Kombeve, Shqipëria do fitoren për vendin e parë në grup dhe për të përmirësuar bilancin
9 Shtator, 11:51
-
Liga e Kombeve/ Spanja 'shemb' 1-4 Zvicrën, Danimarka i jep leksion Serbisë! Kroacia fiton me 'perlën' e Modric, Cristiano Ronaldo shkon 901
8 Shtator, 22:43
-
‘Më vjen turp nga këta qumështorë’, ish-trajneri i Ukrainës shpërthen pas humbjes me Shqipërinë: Ata shkëlqyen para nesh
8 Shtator, 21:38
-
Sylvinho vendos rekord me kombëtaren shqiptare, trajneri i afrohet Peter Brigelit
8 Shtator, 19:06
-
Kristjan Asllani sqaron 'sherrin' me Rey Manajn: U nervozova se më pëlqen të gjuaj goditjet e dënimit
8 Shtator, 17:52