Gjergj Kastrioti në Horën e Arbëreshëve, vendoset 536 vjet pas themelimit të qytezës! Shqiptarët bëhen bashkë në përurimin e veprës së Gëzim Muriqit

Gjergj Kastrioti në Horën e Arbëreshëve, vendoset 536 vjet pas themelimit të qytezës! Shqiptarët bëhen bashkë në përurimin e veprës së Gëzim Muriqit

Në të majtë skulptori Gëzim Muriqi, djathtas Giorgio Cuccia

Monumenti i Gjergj Kastriotit është përuruar të premten e kaluarnë qytezën kryesore të arbëreshëve të Siçilisë, në Piana degli Albanesi.

Vepra me lartësi 3.5 metra është plotësisht dhuratë e komunitetit shqiptar nga Kosova, me punë dhe banim në Zvicër, të cilët tashmë njihen si “Hora e Skenderbeut”.

Monumenti u përurua nga Rosario Peta, kryetar i bashkisë së Piana degli Albanesi, në prani të kryetares së Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, dhe të qindra banorëve dhe turistëve.

Monumenti i Skënderbeut, një nga më të mëdhenjtë e instaluar ndër vite në vendet e Europës, është realizuar nga skulptori Gëzim Muriqi, në Graçanicë të Kosovës.

Projekti ka nisur disa vite më parë nga një grup kosovarësh me banim në Bernë dhe Zyrih (Zvicër), në bashkëpunim me bashkinë e Pianës, që vendasit e quajnë “Hora e Arbëreshëve” në Siçili.

Ceremonia e së premtes përkoi edhe me 30 gushtin e vitit 1488, që njihet si data e themelimit të qytetit Piana degli Albanesi.

“Shqiptarët që u shpërngulën drejt gadishullit Apenin pas pushtimit otoman të Shqipërisë, u vendosën në rrethinat e Palermos – tha Giorgio Cuccia, një nga aktivistët për promovimin e qytezës arbëreshe.

“Pas lëvizjeve të herëpasherëshme në zonën kodrinore e malore rreth Palermos, ne ruajmë prej shekujsh dokumentet e themelimit në këtë territor të Horës së Arbëreshëve, ose Piana degli Albanesi më 30 gusht 1488  – shton Giorgio Cuccia, i cili dëshmon dokumentet e fotografuara.

Dhjetëra qytetarë nga Kosova dhe Shqipëria morrën pjesë në festimet për ditën e shënuar, si dhe për përurimin e monumentit të Skenderbeut.

 “Ngritja e monumentit të heroit tonë kombëtar ishte pasojë e vullnetit dhe e dëshirës së madhe të diasporës – tha Veli Berisha.

“Nuk kemi patur asnjë bashkëpunim me qeveritarët e Shqipërisë apo Kosovës, dhe realizimi i projektit nuk ka patur asnjë tendencë politike – tha më tej përfaqësuesi i shoqatës “Hora e Skenderbeut” në Zvicër.

Veli Berisha, një  nga mbështetësit financiarë për projektin e monumentit të Skenderbeut, tha se “ne u pritëm mjaft mirë nga vëllezërit arbëreshë”.

41-vjeçari është i gëzuar për të gjithë veprimtarinë e së premtes.

“Tani është koha kur duhet ti ruajmë arbëreshët tanë, që të mos humbasin” – përfundon Veli Berisha, inxhinjeri nga Kosova me banim në Bernë.

Monumenti i Skenderbeut, realizuar nga skulptori Gëzim Muriqi, u instalua në Piana degli Albanesi 536 vjet pas krijimit të kësaj qyteze, që njihet edhe si “Hora e Arbëreshëve.

Piana degli Albanesi, kohët e fundit po kthehet në një destinacion turistik për vizitorët nga Italia, Kosova dhe Shqipëria.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD gris mesazhin e Begajt për sesionin e ri parlamentar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria vetëm humbje e një barazim kundër Ukrainës, si shkohet në Botëror përmes Ligës së Kombeve

Shqipëria vetëm humbje e një barazim kundër Ukrainës, si shkohet në Botëror përmes Ligës së Kombeve