Gjergj Kola, një “ditar” piktorik
në Pesaro

Gjergj Kola, një “ditar” piktorik<br />në Pesaro
TIRANE- “Një artist që është bir i Shqipërisë dhe që tani është adoptuar nga Italia”. Kështu është shprehur kritikja Cecilia Casadei për artistin shqiptar, Gjergj Kola, në një nga ekspozitat e tij të çelura në Romë dy vite më parë. Prej 25 vjetësh Gjergj Kola ka mërguar në Pescara, Itali. I formuar në atdheun e tij si piktor, ai me pasionin dhe përkushtimin e tij arriti të bëjë emër si artist në Iali, duke qenë autor i dhjetëra ekspozitave ndërkombëtare që fillojnë nga Tirana, Athina, Italia, Spanja, Nju Jorku, etj.

“Ditari im” titullohet ekspozita e radhës e artistit shqiptar Gjergj Kola që u hap më 4 prill nga Bashkia e Pesaros në sallën Laurana Palazzo Ducale.
Piktori Kola rrëfen për gazetën “Shqiptarja.com” se kjo është ekspozitë retrospektive e punës së tij nga viti 1991 deri tani jashtë Shqipërisë”. Ekspozita u prezantua nga kritikja e artit prof. Cecilia Casadei.

Do të qëndroj e hapur deri më 11 prill në Pesaro, ndërsa piktori Gjergj Kola thotë se kjo ekspozitë do të ketë një tjetër udhëtim. “Më 16 maj, e njëjta ekspozitë do të spostohet në qytetin e Fanos, në kështjellën Malatestiana me ndërmjetësimin e Bashkisë së Pesaros”. Gjergj Kola tha se “Ekspozitën time e prezantoi zyrtarisht kritikja Cecilja Casadei, por ka thënë fjalën e saj edhe kritikja Silvia Cupini, e cila zyrtarisht do ta prezantojë në Fano këtë ekspozitë”.

Silvia Cupini është kuratore e muzeut të piktorit të famshëm Lin Delia në Romë dhe mike e Shqiperisë. Ajo ka shkruar shpesh për artin e piktorit shqiptar. Ekspozita e Gjergj Kolës në Pesaro është ndjekur nga qindra vizitorë italianë dhe shqiptarë. Veprat e kësaj ekspozite dallohen për ngjyrat, detajet, transparnecën ndijesore, portretet dhe shumica e tyre trajtojnë edhe fabula të jetës, që pëcjellin mesazhe të ndryshme. Gjergj Kola ka ekspozuar për shumë vite në Itali. Së fundi ai është prezantuar me veprat e tij në Muzeun e Louvrit ne Paris, në Barcelonë dhe në Londër.

Mediat italiane e kanë pasqyruar në mënyrë të vazhdueshme karrierën dhe arritjet e artistit shqiptar, ndërsa kritikët flasin me superlativa për veprën e tij.
Kritikja italiane Silvia Cupini është shprehur për artin e tij me vlerësime të larta. Cupini vlerëson “kapacitetin e jashtëzakonshëm teknik të Gjergj Kolës”, si dhe shumëllojshmërinë e stileve, ku ndalet në thellësinë e shprehjes në portretet njerëzore.

“Fytyra që kanë frymëmarrjen e shpirtit”, thekson ajo. E impresionuar nga pikturat e Gjergj Kolës ka mbetur edhe profesoresha, kritike e artit, Silvia Cuppini, “Duke e parë kur vizaton, ke bindjen se dora është më e shpejtë se syri për të kapur realitetin”.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 7 Prill 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, s’u lejuan të votonin me karta të skaduara, reagon Omonia

Zgjedhjet e pjesshme në Himarë, s’u lejuan të votonin me karta të skaduara, reagon Omonia