Gjergj Kola, piktori që udhëton
me legjendat shqiptare

Gjergj Kola, piktori që udhëton<br />me legjendat shqiptare
TIRANE- Piktori Gjergj Kola është kthyer nga Italia në Tiranë me ciklin e famshëm të pikturave për legjendat shqiptare; “Gjergj Elez Alia”,”Kostandini dhe Doruntina” dhe “Legjenda e Rozafës”. Këto legjenda rrëfehen në të gjithë popujt e Ballkanit, por me interpretime të ndryshme, thotë piktori. Gjithë aktiviteti i Gjergj Kolës është zhvilluar jashtë territorit të Shqipërisë, pasi jeton në emigracion për 23 vjet. Është autor i dhjetëra ekspozitave që fillojnë nga Tirana, Athina, Italia, Spanja, Nju Jorku, etj.

Gjergj Kola është autor kopertinash, ilustrimesh të plota e të pjesshme të mbi 40 librave të përkthyera në disa gjuhë. Libri “Tri legjendat shqiptare, i ilustruar me veprat që ka ekspozuar këto ditë në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë është fryt i një bashkëpunimi të ngushtë me autorin dhe botuesin italian Ernesto Paleani. Profesor Paleani është shumë i interesuar për trashëgiminë kulturore dhe kjo e ka bërë më të ngushtë lidhjen me piktorin shqiptar Gjergj Kola.

Librin e legjendave shqiptare botuesi e ka përkthyer në dhjetëra gjuhë; shqip, maqedonisht, greqisht, anglisht, italisht, etj. Paleani është botues që nga viti 1981 dhe ka botuar deri më sot 262 libra për trashëgiminë, arkeologjinë, paleontologjinë, artin, etj. Ndërkohë piktori shqiptar Kola ka marrë mjaft vlerësime dhe mes tyre një medalje pas përfundimit të punimeve të Muzeumit të Kozanit nga Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Maqedonisë perëndimore. Kritika italiane është shprehur për artin e tij me vlerësime të larta.

Kritikja Cecila Casade në prezantimin e një ekspozite personale të Gjergj Kolës në ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Romë, më 12 tetor 2013, deklaroi se “Kam njohur Gjergj Kolën në Galerinë e Artit të profesor Ernesto Paleanit. Nuk kisha si të mos ndalesha e mahnitur, pa frymë, pasi kisha parë kapacitetin e jashtëzakonshëm teknik të tij. Një artist që është bir i Shqipërisë dhe që tani është adoptuar nga Italia”. Kritikja Casade ka folur për shumëllojshmërinë e stileve të Gjergj Kolës dhe për thellësinë e shprehjes në portretet njerëzore.

“Fytyra që kanë frymëmarrjen e shpirtit”, thekson ajo. E impresionuar nga pikturat e Gjergj Kolës ka mbetur edhe profesoresha, kritike e artit, Silvia Cuppini, në rastin e ekspozitës “L’uomo fra natyra e storia” më 5 maj në Urbino. “Duke e parë kur vizaton, ke bindjen se dora është më e shpejt se syri për të kapur realitetin. Gjergj Koja për 23 vite ka prekur shumë sfida dhe eksperienca në rajonin e Maqedonisë perëndimore në Greqi e tani në rajonin e Italisë. Ndërkohë veprat e tij të artit janë pritur me admirim në galeritë botërore.


Gjergj Kola































Gjergj Kola

































 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike