TIRANË - Gjykata e Tiranës vendosi sot masën “arrest shtëpie” për Perikli Shtjefni ish- të përndjekurin politik, i cili në grevën e urisë ndihmoi Gjergj Ndrecën të vetëdigjej. 

Gjykata mori të njëjtin vendim që kishte kërkuar dhe prokurori i çështjes Blerim Tominaj, pasi deklaroi ne seancën e sotme se Shqevi kishte konsumuar veprën penale të plagosjes me dashje. Vetë Shtjefni gjatë seancës nuk e ka pranuar akuzën. 

Gjykata rrëzoi kërkesën e avokatit mbrojtës Astrit Prendi, i cili kërkoi detyrim paraqitje për klientin e tij. Sipas avokatit mbrojtës gjykata duhet të marrë parasysh rrethanat e jetesës së Shtjefni, si dhe moshën e tij. 

Për avokatin Prendi, filmimet e një media nuk mund të përbëjnë provë për të ngritur akuzën e plagosjes. Mëngjesin e 8 tetorit,ish -i burgosuri politik, Perikli Shtjefni pjesëmarrës në grevën e urisë ndodhej pranë Gjergj Ndrecës në momentin kur u përfshi nga flakët. Në momentin kur Ndreca ishte i lagur me benzinë dhe po tentonte të ndiqte çakmakun,shokët ndërhyjnë dhe ia mbajnë duart prapa. Në këtë moment Pal Shtjefni,  i cili ndodhej para Gjergj Ndreces, nga pamjet e siguarua nga i vetmi Tv A1 Report duket se po nxjerr një çakmak nga xhepi. Në këtë moment Ndreca përfshihet nga flakët. Policia e akuzon se ndihmoi NDrecën të vetëdigjet, ndërkohë  që ai se pranon. Shoqata e të burgosurve kërkuan lriimin e tij pasi thanë se kjo ishte pjesë e strategjisë së grevës.
(sg/shqiptarja.com)

(su.ge/shqiptarja.com)