Nga Artan Gjokaj te Gerian Kuke dhe Elda Dinaj, njerëzit që kamufluan 2 vilat e Arben Ahmetajt, lidhjet dhe alibitë që u rrëzuan nga hetimet e SPAK-ut

Nga Artan Gjokaj te Gerian Kuke dhe Elda Dinaj, njerëzit që kamufluan 2 vilat e Arben Ahmetajt, lidhjet dhe alibitë që u rrëzuan nga hetimet e SPAK-ut

Vila në Hamallaj dhe Arben Ahmetaj

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi sekuestrimin nga SPAK-u të dy vilave në Hamallaj dhe Palasë, në emrin e Erjola Hoxhës, bashkëjetueses së ish ministrit Arben Ahmetaj si dhe të Elda Dinajt, shoqes së Albina Mançka, e cila është bashkëshortja e Arben Ahmetajt. SPAK dyshon bazuar në prova se dy vilat janë produkt i aferave korruptive të Arben Ahmetajt, i cili është marrë nën hetim për katër akuza; pastrim parash, korrupsion, shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie. Nëse vilat janë apo jo produkt i korrupsionit, këtë do ta vendosë gjykata në vijim, ndërsa SPAK vijon hetimet dhe mbledhjen e provave.

Por, deri në këtë fazë të hetimit, në pah dali disa emra jo të rastësishëm, të cilët janë përfshirë në kamuflimin e dy vileve, që SPAK dyshon se janë Arben Ahmetajt. Në skenë del biznesmeni Gerian Kuke, një personazh i lakuar për lidhje të forta me Arben Ahmetajn. Gerian Kuke shfaqet si ‘urë kamufluese’ për kalimin e vilës nga Klodian Zoto në pronësi të Erjola Hoxhës, bashkëjetuese e Arben Ahmetajt. Bizneset e Gerian Kukes shtrihet nga panelet diellore, HEC-et deri tek ndërtimi.

Klodian Zoto është pronari i kompanisë së inceneratorëve, i cili i ka mbuluar Arben Ahmetajt edhe shpenzimet për udhëtime dhe akomodim në hotele me 5 yje në Evropë, nga viti 2013 deri në vitin 2018. Nga ana e tij, Ahmetaj, si ministër Ekonomia dhe më pas si ministër Financash, është angazhuar në procedurën koncensionare të inceneratorëve dhe për të financimin si kryefinancier. Provat e zbuluara flasin për një raport korrupsioni mes Ahmetajt dhe Zotos.

Në skenë del edhe Artan Gjokaj, një lidhje e provuar e Arben Ahmetajt. Artan Gjokaj u ka blerë një apartament me vlerë 130 mijë euro prindërve të Erjola Hoxhës në kompleksin Valamar, në Hamallaj, në 17 shkurt 2022. Këto para prindërit më pas ia kanë dhuruar Erjola Hoxhës, bashkëjetueses së Arben Ahmetajt. Zonja Hoxha thotë se këto para i ka përdorur për të blerë vilën që ka bllokuar SPAK-u, me vlerë 220 mijë euro, në 31 mars 2022. Nuk dihet se si prindërit e Erjola Hoxhës e kanë siguruar apartamentin dhe as se si Artan Gjokaj ka siguruar burimet për të blerë apartamentin.

Artan Gjokaj ka qenë këshilltar i Arben Ahmetajt, kur ky i fundit ishte zëvëndëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave. Gjokaj ka qenë këshilltar i Ahmetajt edhe në ministrinë e Financave, edhe pse arsimi i Gjokajt nuk ka asnjë lidhje as me financat dhe as me rindërtimin.

Vila tjetër në Palasë është në emrin e Elda Dinajt, e cila pretendon se vilën ia ka dhënë në përdorim shoqes së saj Albina Mançka, bashkëshorte e Arben Ahmetajt. Albina Mançka pretendon se vila është e Elda Dinajt, të cilën e ka shoqe të ngushtë. Dinaj, sipas këtij pretendimi, jeton jashtë vendit dhe se vilën ia ka lënë për banim asaj. Së pari, SPAK ka administruar dokumente gjatë kontrollit të vilës, që konfirmojnë se kjo pasuri është porositur nga Mançka. Dokumentet e sekuestruar si prova janë legjitimuar nga gjykata.

Së dyti, Elda Dinaj jeton në Zvicër dhe nuk ka një historik të biznesi për të justifikuar vilën, e cila kushton qindra mijëra euro. Ka dyshime të forta se Dinaj nuk ka burime për të justifikuar vilën dhe se ajo është përdorur thjeshtë si kamuflim. Së treti, nëse vila do të ishte e Elda Dinaj, pse kjo e fundit do t’ia linte shoqet pa shpërblim?! Nëse vila do të ishte e Elda Dinajt, pse nuk e ka bërë ajo vetë porosinë e blerjes?! Të gjitha këto dhe prova të tjera të mbledhura nga SPAK kanë krijuar dyshimet se dy vilat janë produkt i veprimtarisë së paligjshme e Arben Ahmetajt, i cili dyshohet nga SPAK se ka fshehur edhe pasuri të tjera.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tobi: 26/04/2023 21:44

    Cdo shkrim per hajdutin Ahmetaj eshte nje fakt me shume per mega hajdutin e paskrupull Rama.

    Përgjigju
  • Tafil Ibriku: 26/04/2023 19:52

    Na mungon shume keto votime tek rruga 5 maji hajdut Beni,ai ishte dhe do te mbetet perjete ne kujtimet tona,shpresojme shume qe nje hajn bie dhe dhjetra te tjere te ngrihen!!

    Përgjigju
  • goni: 26/04/2023 15:22

    po ky qenka amator fare... nuk ka mesuar nga maestrot se si behen keto pune.

    Përgjigju
    • Turp, goxha burre: 26/04/2023 16:11

      Mesimi numer 1 ne shkollen e hajduteve: te vjedhesh eshte e lehte, ta fshehesh plaçken e veshtire. Me sa duket nuk ka qene i vemendshem ne shkolle.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet