Serie A e futbollit në Itali vijon këtë të diel me ndeshjet e radhës. Roma shkëlqeu dhe fitoi 5-0 kundër Parmës. Atalanta fitoi 3-2 me Empolin, teksa vendasit rimarrin kreun e Serie A. Në mbrëmje luhet Monza - Juventus.
Në Bergamo Atalanta fitoi 3-2 me përmbysje kundër Empolit për të rimarrë kreun e Serie A. Te vendasit Berat Gjimshiti dhe te miqtë Ardian Ismajli e nisën ndeshjen nga minuta e parë, me Beratin që në fund festoi suksesin edhe pse luajti 70 minuta.
Ishte Empoli që shënoi pas 13 minutave lojë me Colombon, ndërsa "La Dea" përmbysi brenda pjesës së parë me De Ketelaere dhe Lookman. Sebastiano Esposito barazoi në minutën e 56-të, para se sërish De Ketelaere të gjente rrjetën për bergamaskët dhe t'i dërgonte në krye të Serie A. Një sezon special për Atalantën dhe trajnerin Gian Piero Gasperini që e shohin veten prijës së tabelës pas javës së 17-të, me një futboll të bukur, sulmues dhe të këndshëm për t'u parë.
Në "Olimpico" Roma nuk gaboi dhe tregoi cilësi duke mposhtur 5-0 Parmën. Fantastik Dybala me dopietë, asist dhe penallti të fituar. Argjentinasi hapi serinë e golave në minutën e tetë nga penalltia, për t'i lënë radhën Saelemaekers në të 13'. Fraksioni i dytë solli golin e dytë të Dybala, atë të Paredes nga penalltia dhe Dovbyk (me asist të Dybala). Me 19 pikë Roma ngjitet në vendin e 11-të, ndërsa Parma me 15 pikë mban pozitën e 16-të.
Serie A, raundi 17-të:
E diel, 22 dhjetor 2024
12:30 Roma 5-0 Parma
15:00 Venezia 2-1 Cagliari
18:00 Atalanta 3-2 Empoli
20:45 Monza - Juventus
Renditja:
Në Bergamo Atalanta fitoi 3-2 me përmbysje kundër Empolit për të rimarrë kreun e Serie A. Te vendasit Berat Gjimshiti dhe te miqtë Ardian Ismajli e nisën ndeshjen nga minuta e parë, me Beratin që në fund festoi suksesin edhe pse luajti 70 minuta.
Ishte Empoli që shënoi pas 13 minutave lojë me Colombon, ndërsa "La Dea" përmbysi brenda pjesës së parë me De Ketelaere dhe Lookman. Sebastiano Esposito barazoi në minutën e 56-të, para se sërish De Ketelaere të gjente rrjetën për bergamaskët dhe t'i dërgonte në krye të Serie A.
Një sezon special për Atalantën dhe trajnerin Gian Piero Gasperini që e shohin veten prijës së tabelës pas javës së 17-të, me një futboll të bukur, sulmues dhe të këndshëm për t'u parë.