Gjermanët lënë Jahjagën të 'flasë
me vete', s'përgjigjet për azilantët

Gjermanët lënë Jahjagën të 'flasë<br />me vete', s'përgjigjet për azilantët
Fluksi i madh i shtetasve kosovarë të cilët largohen nga vend i tyre kryesisht drejt Gjermanisë, për një jetë më të mirë e me shpresën se në këtë shtet do të përfitojnë azil, ka bërë që  Televizioni Publik Gjerman ZDF, të realizojë një bisedë telefonike me Presidentet e Kosovës Atifete Jahjaga.

Sigurisht pyetja e pare, e disatë dhe e fundit e drejtueses së emisionit “Morgen Magazin”, Anja Hayde ishte në lidhje me shkaqet se përse shumë qytetarë kosovarë, pjesa më e madhe e tyre të rinj, largohen nga Kosova. Por, Jahjaga nuk ju përgjigj asnjëherë kësaj pyetje.

Ajo foli për arritjet e Kosovës pas çlirimit, për talentin e të rinjëve kosovarë, për atë se ata mund të bëjnë shumë edhe në shtetet e tjera të botës, por në asnjë moment nuk ju përgjigj pyetjes se përse po largohen aq shumë kosovarë nga vendi i tyre në drejtim të Gjermanisë.

Pas shumë ndrëhyrjesh dhe shumë formluimesh të ndryshme të pyetjeve që kishin të bënin me arsyen e largimit të aq shumë kosovarëve dhe pasi Presidentja e Kosovës nuk po jepte asnjë përgjigje në lidhje me këtë, gazetarja e pyet se ku kanë shkuar miliarda Euro të ndërkombëtarëve të cilët kanë investuar në Kosovë që njerëzit të rrinë dhe të punojnë aty.

“Po por ne kemi dalë nga lufta….”, - nisi të përgjigjet Jahjaga, por aq u dëgjua pasi lidhja u ndërpre. Drejtuesit e emisionit e kuptuan se nga Jahjaga nuk do mernin asnjë përgjigje në lidhje me interesin e tyre, për këtë arsye e ndërprenë në atë mënyrë bisedën me të “duke e lënë presidenten të flasë me vete”.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës

Kutitë e para, Vangjel Tavo thellon diferencën me 971 vota kundrejt 619 të Gjikurisës