Një shumicë prej 52% e gjermanëve refuzojnë propozimin për reduktimin e përfitimeve nga azilkërkuesit. Sondazhi i realizuar nga “Bild”, ka marrë përgjigje pro heqjes së disa favoreve për refugjatëve nga 33% e të pyeturve.

Gjithashtu 59% e gjermanëve janë kundër dëbimit të azilkërkuesve pa u shqyrtuar kërkesa në bazë të procedurës standarde. Kurse 36% mendojnë se kjo do të ishte një procedurë e drejt.

Ndërsa 56% e gjermanëve janë dakord që në të ardhmen Shqipëria dhe Kosova të konsiderohen vende origjine të “sigurta”. Kjo do t’i hapte rrugën dëbimit të emigrantëve nga këto vende. Kurse 31% janë kundër.


Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)