Gjermanët i shesin aksionet në
aeroportin e Rinasit, kanadezëve
Kompania gjermane “Hochtief AG (HOT)”, kompania më e madhe gjermane e ndërtimit dhe koncensionare në aeroportin ndëkombëtar shqiptar “Nënë Tereza” të Rinasit, ka rënë dakord që t’ia shesë divizionin e saj të aeroporteve “Public Sector Pension Investment Board”-it të Kanadasë.
TIRANE - Kompania gjermane “Hochtief AG (HOT)”, kompania më e madhe gjermane e ndërtimit dhe koncensionare në aeroportin ndëkombëtar shqiptar “Nënë Tereza” të Rinasit, ka rënë dakord që t’ia shesë divizionin e saj të aeroporteve “Public Sector Pension Investment Board”-it të Kanadasë, në kuadër të përpjekjeve të saj për të ulur aktivitetin e saj në ndërtim.
Sipas marrëveshjes, aksionet në aeroportet e Tiranës (Rinas), Athinës, Budapestit, Dyseldorfit, Hamburgut dhe Sidneit vlerësohen në në rreth 1.5 miliardë euro dhe Hochtief do të marrë 1.1 miliardë euro, ndërsa disa paketa aksionesh janë mbajtur nga partnerët e saj, njoftoi kompania me anë të një deklarate.
"Hochtief" synon gjithashtu që të shesë njësinë e saj të zhvillimit të pasurive të paluajtshme.
KONCENSIONARI I RINASITQë prej datës 23 prill 2005, Tirana International Airport “Nënë Tereza” menaxhohet dhe operohet nga shoqëria private e quajtur Tirana International Airport SHPK (TIA). Si një firmë konçensionare, TIA, do të drejtojë të gjitha aktivitetet e aeroportit për 20 vjet.
"Tirana International Airport" është një kompani në pronësi të "HOCHTIEF AirPort", një nga liderët e investitorëve privatë të aeroporteve në botë, "Deutsche Investitions- und Enwicklungsgesellschaft (DEG)", një anëtare e grupit KfW e cila është e specializuar në financimin e investimeve të koorporatave dhe infrastrukturave në Europë, si dhe gjithashtu në financimin e eksporteve, projekteve afatgjata dhe investimeve të kompanive europiane jashtë vendit, "Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve (FSHAN)", një kompani investuese krijuar nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të mbështetur zhvillimin e sektorit privat në Shqipëri.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
26 Nëntor, 23:23
A po japin rezultat protestat e PD-së?
-
Po
15.8%
-
Jo
78.1%
-
Nuk e di
6.1%
Vota total: 228
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosja/ Zbardhen planet në Sky Ecc të Suel Çelës për të ekzekutuar me snajper Ardian Çapjan: Atë e kishte karamele, qëllon deri në 1 mijë metër! Pse dështoi atentati
26 Nëntor, 22:51
-
DOSJA/ 'Do e marrim si kec në tavë, mos t’i gjendet as nam e as nishan', ja si banda e Suel Çelës planifikoi vrasjen e 'Vis Korçarit'
26 Nëntor, 22:45
-
Kaq afër zgjedhjeve a ia vlen të harxhosh energji me protesta politike?
26 Nëntor, 22:44
-
SPAK e akuzon Artan Hoxhën për lidhje Suel Çelës, Muça në ‘Repolitix’: Axhendë në shërbim të klanit! Çaça: Kur bëhesh kundër një grupi tjetër, je pjesë e organizatës
26 Nëntor, 22:38
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
Goditja e grupit të Suel Çelës, avokati në ‘Repolitix’: SkyEcc ka hapur një ‘kuti’ që s’e dimë kur do mbarojë
26 Nëntor, 22:15
-
Dosja e Suel Çelës, Meçe në ‘Repolitix’: Lidhjet me Artan Hoxhën, manipuloi hapësirën mediatike në shërbim të grupit kriminal! Mori zarfin në dorë
26 Nëntor, 22:10
-
Biden: Po pranimit nga ana e Izraelit të marrëveshjes për një armëpushim në Liban
26 Nëntor, 22:02
-
Protesta e PD, rritet numri, 44 protestues të shoqëruar në polici
26 Nëntor, 21:46
-
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, kam rrënjë arbëreshe (VIDEO)
26 Nëntor, 21:38
-
Pak orë pasi Netanyahu pranoi armëpushimin, Izraeli sulmohet me 3 raketa të lëshuara nga Libani
26 Nëntor, 21:37
-
Mero Baze: 700 cuba që duan t’u imponohen 700 mijë qytetarëve
26 Nëntor, 21:21