Policia e rajonit të Këlnit në Gjermani mbeti e habitur kur inspektoi një autobus që vinte nga Shqipëria dhe udhëtonte drejt Holandës. Sistemi i frenimit i autobusit ishte në pikë të hallit, aq sa ishte vendosur një çelës për ta forcuar.
Lista e mangësive të autobusit shkon në tre faqe. Policia gjermane e hoqi autobusi nga qarkullimi.
Shoferi u autobusit u detyrua të paguajë një depozitë sigurie prej 1350 eurosh. Grupi prej 50 personash, që po udhëtonte për një tur në Holandë, e vazhdoi udhëtimin me një mjet tjetër.
Shkrimi ne median gjermane
Gjendja e makinave shqiptare tërheq vëmendjen e autoriteteve gjermane. Ngjarja është shënuar në Këln të Gjermanisë ku policia ka nxjerrë nga qarkullimi një autobus për shkak të sistemit të shkatërruar të frenave. Autobusi u konstatua nga zyrtarët në orën 12 e 45 të së hënës dhe ishte në gjendje aspak të mirë teknike. Kontrolli i mëtejshëm tregoi se autobuzi kishte shumë pjesë të ndryshkura.
Lista e të gjitha mangësive që kishte ky autobus mbushte plot tri faqe të shkruara shkruajnë mediat gjermane.
Autobusi u kishte rënë në sy policëve të hënën pasi po shihej se ishte i ndryshkur së tepërmi dhe kishte humbur tej mase vaj. Ekspertiza pastaj e ka klasifikuar autobusin e vjetër si tërësisht të pasigurt për trafik. Shoferi 45 vjeçar është detyruar të japë një shumë sigurie prej 1350 eurosh ndërsa ndaj tij dhe operatorit të udhëtimeve janë ushtruar kallëzime penale.
Grupi prej 50 vetash që po udhëtonte me këtë autobus drejt Holandës e ka vazhduar udhëtimin me një autobus tjetër.
(d.b/Shqiptarja.com)