​​​​​​​Gjermanët ‘pushtuan’ Shqipërinë në maj! Turistët rritën ndjeshëm net-qëndrimet

​​​​​​​Gjermanët ‘pushtuan’ Shqipërinë në maj! Turistët rritën ndjeshëm net-qëndrimet

Turistë të Tiranë

Në rrugët e mbushura plot me turistë gjatë muajit maj, shumica e tyre, që janë akomoduar në strukturat turistike, kanë qenë gjermanë.

INSTAT bëri të ditur në njoftimin e strukturave akomoduese se 9.1% e vizitorëve jorezidentë në muajin maj ishin nga Gjermania. Shtetasit nga Gjermania ishin të dytët, pas atyre të Kosovës, me 12.7%. INSTAT raporton në këtë shifër shtetasit e huaj që qëndrojnë në struktura akomoduese turistike.

Të tretët ishin italianët me 7.8%, të ndjekur nga polakët me 3.4% dhe anglezët me 2.9%.

Në maj, turizmi ka shënuar një kulm të ri, sipas të dhënave të INSTAT, duke shënuar rritje të ndjeshme si të numrit të vizitorëve, ashtu dhe të netëqëndrimeve.

Numri i vizitorëve gjithsej është rritur me 38,0%, në krahasim me maj 2022. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm:

– numri i vizitorëve rezidentë është rritur me 17,4%;

– numri i vizitorëve jorezidentë është rritur me 52,2%.

Numri i net-qëndrimeve gjithsej është rritur me 46,7%, në krahasim me maj 2022. Të njëjtën ecuri ndjekin edhe dy treguesit e mëposhtëm:

– numri i net-qëndrimeve nga rezidentë është rritur me 57,0%;

– numri i net-qëndrimeve nga jorezidentë është rritur me 42,1%.

Vizitorët dynden në Jug

Gjatë muajit maj 2023, është shënuar rritje e numrit të vizitorëve gjithsej me 38,0%, krahasuar me Maj 2022.

Numri i vizitorëve jorezidentë, të cilët janë akomoduar në Rajonin e Jugut, ka shënuar rritjen më të lartë me 2,5 herë. Në Zonat Bregdetare, ky tregues është rritur me 98,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i vizitorëve jorezidentë, të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme”, ka shënuar rritje me 45,1%.

Në muajin Maj 2023, numri më i lartë i vizitorëve rezulton:

sipas rajoneve në “Rajonin Qendër“ (47,5%);

sipas zonave të afërsisë me bregdetin në “Zonat Bregdetare” (54,6%);

 sipas llojit të strukturave akomoduese në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” (92,8%).

Net-qëndrime

Gjatë muajit maj 2023, numri i netë qëndrimeve gjithsej është rritur me 46,7% në krahasim me muajin Maj 2022. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Jugut ka shënuar rritjen më të lartë me 3,2 herë.

Në Zonat Bregdetare ky tregues është rritur me 47,2%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të mëparshëm. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve jo-rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritje me 36,4%.

Rritet ndjeshëm norma e shfrytëzimit të dhomave

Normat neto të shfrytëzimit, të dhomave dhe të shtretërve, janë dy tregues të cilët masin përqindjen e shfrytëzimit të kapaciteteve akomoduese, dhoma e shtretër të disponueshëm për vizitorë. Gjatë këtij muaji, norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 18,7%, kundrejt 16,0% që ishte në muajin Maj 2022. Norma e shfrytëzimit të shtretërve të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 21,1%, kundrejt 15,3% që ishte në muajin Maj 2022.

Vetëm

Sipas të dhënave të tjera të INSTAT, në maj kanë hyrë në vend 705 mijë shtetas të huaj.

Ndërkohë vizitorë jo rezidentë që kanë qëndruar në struktura akomoduese ishte 109.4 mijë po në maj. Si rrjedhojë, vetëm 15% e tyre kanë qëndruar të paktën një natë në struktura akomoduese, gjithsesi në rritje nga muajt e mëparshëm, kur treguesi ishte rreth 11%. Një pjesë e madhe e turistëve qëndrojnë në shtëpi me qira, që i marrin përmes booking, ose airbnb, por që janë në pjesën më të madhe informale dhe nuk deklarohen./Monitor

G.MO/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mergimtari: 19/07/2023 16:47

    Behet fjale per pushtimin nga gjermanet me breke (turista) ,jo nga ata me helmete.A nuk mund te gjendej nje titull me i kendshem se "Pushtimi"

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë