Gjermanët të etur për pushime pavarësisht inflacionint

Gjermanët të etur për pushime pavarësisht inflacionint

Majorka e preferuara e gjermanëve, Plazhi Platja de Cala Fornells

Megjithë inflacionin e lartë qytetarët në Gjermani nuk duan të heqin dorë nga pushimet as këtë verë. Destinacioni më i preferuar i gjermanëve vazhdon të mbetet Spanja.

Çmime të larta kudo, megjithatë kjo nuk i tremb gjermanët të derdhin para për pushimet. Operatorët turistikë nuk shënojnë ndonjë rritje të ndjeshme të ofertave shumë të leverdisshme, përkundrazi. "Inflacioni dhe kriza energjitike nuk kanë çuar në një bum të ofertave të lira", thotë Sven Schikarsky, drejtor i sektorit të udhëtimit të Dertour. Edhe sipas të dhënave të koncernit turistik, TUI, shumë gjermanë shpenzojnë më shumë për pushime.

Majorka e preferuara e gjermanëve, Plazhi Platja de Cala FornellsMajorka e preferuara e gjermanëve, Plazhi Platja de Cala Fornells

Majorka e preferuara e gjermanëve, Plazhi Platja de Cala FornellsFotografi: Schoening/picture alliance

Pushuesit megjithë çmimet kërkojnë më shumë cilësi. Sipas vlerësimit të organizuesit të udhëtimeve, Dertour është shtuar kërkesa për hotelet me kategori më të larta yjesh në sezonin e dimrit. 82% e gjermanëve kanë kërkuar për pushime hotele me katër ose pesë yje nga nëntori 2022 deri në shkurt 2023. Kjo do të thotë 9% më shumë se verën e kaluar 2022.

Buxheti për pushimet gjithnjë nën kontroll

Por megjithë dëshirën për cilësi, shumë pushues tregojnë kujdess të madh për paratë që planifikojnë të shpenzojnë. sipas vlerësimit të Dertour 3/ e udhëtarëve vendosin të klikojnë për ofertat "all inclusive". Kjo shënon një rritje krahasuar me periudhën para tre vjetësh. Destinacioni më i preferuar i gjermanëve mbetet Spanja dhe në dimër ishujt Kanare.

Edhe koncerni TUI ka njoftuar për rritje të numrit të pushuesve. Aktualisht çmimi mesatar për paketat e udhëtimeve është 5% më i lartë, se vitin e kaluar, dhe 265 më i lartë se në verën e vitit 2019. Kreu i TUI, Sebastian Ebel në prezantimin e shifrave të tremujorit, u shpre për një "zhvillim të fortë të prenotimeve". Me 8,3 milionë prenotime shifrat e TUI janë gati në nivelin e para pandemisë. Ky zhvillim tregon për një kërkesë të lartë për pushime./DW

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës