Lëvizja e Patriotëve Evropianë kundër Islamizimit të Perëndimit (PEGIDA) ka organizuar në Dresden protestën e 12-të anti-islamike dhe anti-emigrante me mbi 25.000 pjesëmarrës. Protestat kanë filluar me një minutë heshtje për nder të viktimave në sulmet terroriste në Paris, ndërsa pas heshtjes së shkurtër në qendër të qytetit, protestuesit janë kthyer në sheshin qendror. "Për të ardhmen e fëmijëve tanë", "Zgjohuni", "Krishterët e Dresdenit përshëndesin PEGIDA-n" dhe mbishkrime të ngjashme kanë qenë pjesë e shkrimeve që protestuesit mbanin së bashku me flamujt gjerman, francez, norvegjez dhe suedez.

Themeluesi i lëvizjes PEGIDA ka lexuar kërkesat e lëvizjes dërguar qeverisë së Gjermanisë ku kërkohet rregullimi i politikës për emigrantët në mënyrë si është rregulluar në disa vende të Evropës perëndimore, për të dëbuar radikalet fetare dhe për të ndaluar hyrjen e tyre në vend. Paralelisht në mbarë Gjermaninë mbahen protesta kundër kësaj lëvizjeje. 

Policia ka marrë masa të larta sigurie duke mos lejuar protestuesit të kenë kontakt me njëri-tjetrin. Protestat e para anti-islamike nga lëvizja PEGIDA janë mbajtur më 27 tetor dhe që prej asaj kohe, çdo të hëne në Dresden mbahen tubime, pjesëmarrja në të cilat vjen gjithnjë e në rritje.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)