Gjermani- Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjermani. Një 33-vjeçar me origjinë nga Kosova, Samson K. dyshohet se ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij, Sabrina K. 31-vjeç, duke i shkaktuar plagë të rënda trupore.

Raportohet se gruaja ka marrë pesë goditje me thikë, ndërsa akti ka ndodhur në praninë e djalit të tyre 7-vjeçar.

E përditshmja Bild shkruan se Samson dhe Sabrina ishin të martuar prej disa vitesh dhe kishin dy fëmijë, një vajzë 4-vjeçare dhe djalin. Po sipas këdaj gazete marrëdhënia me tyre vazhdimisht ka pasur mosmarrëveshje  të vazhdueshme.

I dyshuari, pas krimit ka qëndruar pranë gruas, teksa ka kryer një telefonatë.

Sipas informacioneve, Samson K.  ka qenë i dënuar për sulm dhe dhunë. Madje në 17 janar të 2024-ës autori ka ushtruar dhunë ndaj të plagosurës.