KELN - Ka rezultuar fals alarmi për bombë në aeroplanin Germanëings, i cili po fluturonte nga Gjermania drej Italisë dhe që bëri një ulje të detyruar në Këln. Pas evakuimit të pasagjerëve dhe bordit të avionit, forcat speciale kanë bërë kontrollin e të gjithë hapësirës dhe bagazheve të aeroplanit, por pa gjetur asgjë të dyshimtë.
Menjëherë pas nisjes, kulla e drejtimit njoftoi kapitenin që të ulë avionin pas dyshimeve për një bombë në bordin e tij. Germanwings njoftoi se aeroplani i drejtuar për në Milano është evakuuar në aeroportin ndërkombëtar të Gjermanisë Cologne-Bonn, pasi policia gjermane mori kërcënim për bombë në lidhje me këtë fluturim.
Kompania ajrore tha se policia mori kërcënimin për bombë mbrëmjen e së dielës. Kulla vrojtuese në Cologne njoftoi pilotin e AirbusA320, i cili po afrohej pranë pistës.
Piloti e pozicionoi avionin në një zonë të parashikuar për raste të tilla, ku 126 pasagjerët dhe 6 persona të stafit lanë avionin.
Në 24 Mars një avion gjerman i kompanisë Germanwings u rrëzua në jug të Francës në Alpet e Provenzës pranë rajonit Digne, duke shënuar një tragjedi ajrore ku humbën jetën 150 persona.
Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Francë, rrëzohet avioni i Germanwings, humbin jetën 150 persona