ALGJERI - Kjo është festa e algjerianëve gjatë kohës së plotë 90 min të ndeshjes së djeshme Gjermani-Algjeri që mbaroi 0-0 dhe vazhdoi me kohë shtesë duke përfunduar  me rezultatin 2 me 1 për gjermanët.

Festimet dhe ankthi i tifozëve do të rritej kur ndeshja do të shkonte në kohë shtesë ndërsa gjatë këtyre minutave gjermanët Andre Schuerrle dhe Mesut Ozil kishin "vulosur" fitoren duke shënuar 2 gola.

Vetën në minutën e 120 Algjeria mundi të shënonte golin e saj të parë nga Djabou, gol që trembi dhe tensionoi për rreth 2 minuta të tjera gjatë shtesës gjermanët.

Mijëra tifozë algjerian brohorisnin për ekipin e tyre duke shikuar ndeshjen në një ekran të madh në një shesh në Algjer.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)