Gjermani, azilkërkuesi shqiptar: Pas
refuzimit, ke vetëm 10 minuta kohë

Gjermania e ka bërë të qartë: Refugjatët që kërkojnë azil janë të mirëpritur, por ata që largohen nga vendi i tyre për arsye ekonomike, nuk do të lejohen. Albert Kulemani është një prej shqiptarëve që ka aplikuar për azil në Gjermani.

Ai duke folur për “Wall Street Journal”, tregon se autoritetet ia kanë refuzuar kërkesën në fillim të këtij muaj. Kulemani thotë se autoritetet nuk u japin atyre asnjë lloj informacioni tjetër apo ndonjë arsye për refuzimin.

“Na lënë pesë ose 10 minuta për të marrë rrobat tona dhe asgjë tjetër”, tregon ai. 36-vjeçari nga Shqipëria mbërriti bashkë me bashkëshorten në Munih në gusht dhe tani po mban gjërat e tij në valixhe duke pritur diçka të pashmangshme.

Zyrtarët thonë se, vendimi i Gjermania për politika të ashpra, që tani ka rritur numrin e të dëbuarve dhe ka shtrënguar kampet speciale për azilkërkuesit nga vendet e Ballkanit, bëhet për t’u dhënë frymëmarrje vendeve Evropiane.

Gjermania tani po punon për të dekurajuar emigrantët që largohen nga vendet e tyre për arsye ekonomike dhe ata që përpiqen për një jetë të re dhe më të mirë financiarisht duke bërë të qartë se të gjithë do të kthehen në vendin e tyre.

Kjo përpjekje është pjesë e planit të qeverisë për të siguruar mbështetje të qytetarëve për propagandën e kancelares Angela Merkel e cila ka bërë thirrje që vendin të mbajt dyer hapur për  refugjatët që largohen nga vendet e tyre për arsye lufte dhe dhune.

Statistikat tregojnë se nga janari në gusht,  numri i emigrantëve që kanë kërkuar azil në Gjermani është 231 302 persona dhe përbëjnë 40% të aplikuesve. Gjermania ka klasifikuar zyrtarisht Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e Zi si vende të origjinës së sigurt, që do të thotë se qytetarët nga këto shtete nuk do të përfitojnë azil.

Qeveria do t’u paguajë qeverive federale 670 euro çdo muaj për çdo refugjat që hyn në territorin gjerman. Marrëveshja është arritur mes kancelares Merkel dhe kryeministrave të 16 shteteve federale. Gjermania do të japë 500 milionë euro për ndërtimin e shtëpive sociale dhe 350 milionë euro të tjera për akomodimin e refugjatëve që kanë fëmijë minorenë.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet

Francë/ Mbledhja e parë të Këshillit të Ministrave të qeverisë Bayrou, Marcon bëri thirrje për guxim dhe stabilitet