Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, dhe Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut Jorida Tabaku, ndodhen në Berlin, ku kanë zhvilluar edhe një takim me Armin Laschet, Kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Bundestag.

Laschet është gjithashtu ish-kryetar i CDU dhe ish-kandidat për Kancelar i Gjermanisë (2021) - një nga figurat më të spikatura të politikës gjermane dhe një zë i rëndësishëm për zgjerimin e Bashkimit Europian.

Deputetët e opozitës janë shprehur se ‘integrimi europian nuk është një qëllim në vetvete - është një proces që duhet t’i shërbejë qytetarëve, duke forcuar demokracinë, shtetin e së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit. Është momenti të kalojmë nga fjalët te veprat’.