Bajerni i Mynihut e ka nisur me fitore edicionin e ri në Bundesligë. Të besuarit e trajnerit Hejnkes kanë marrë një fitore të lehtë në transfertë përballë ekipit të Greuter Furth. Bajenri e ka nisur mjaft mirë ndeshjen dhe në në minutën e 37’, Muller realizoi golin e parë falë edhe gabimit të futbollistit shqiptar Mërgim Mavraj.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë e ndeshjes, në fraksionin e dytë bavarezët dyfishojnë rezultatin me blerjen e merkatos së verës, Mandzukiç, pasi devijoi saktësisht në portën e boshatisur një goditje të Arjen Robben. Holandezi rezultoi vendimtar edhe në golin e tretë, pasi një kros i ulët i tij u devijua në rrjetë nga Nehring, autori i autogolit



Augsburg 0 - 2 Fortuna Dusseldorf

Freiburg 1 - 1 Mainz

Greuther Furth 0 - 3 Bayern Munich

Hamburger SV 0 - 1 Nurnberg

Monchengladbach 2 - 1 Hoffenheim

Eintracht Frankfurt 2 - 1 Bayer Leverkusen

(d.b/shqiptarja.com)