BERLIN, 11 korrik /ATSH-AFP/ - Shefat e diplomacisë gjermane dhe amerikane do të bëjnë përpjekje në Vjenë për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre, pas vendimit për të dëbuar shefin shërbimeve sekrete amerikane në Gjermani si kundërpërgjigje të skandaleve të spiunazhit.
"Ne dëshirojmë të riaktivizojmë partneritetin tonë, miqësinë tonë në baza të sinqerta, ne jemi të gatshëm për këtë, ky do të jetë gjithashtu mesazhi që do t'i përcjell homologut amerikan, John Kerry, kur të takohemi të dielën në Vjenë në kuadër të bisedimeve për programin bërthamor iranian", deklaroi ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank-Walter Steinmeier në një konferenë shtypi.
"Pavarësisht ngjarjeve të këtyre javëve të fundit, që janë shqetësuese dhe na kanë detyruar të dëbojmë shefin e shërbimeve sekrete amerikane në Gjermani, partneriteti me SHBA-në është thelbësor për mua", konfirmoi ai.
Zhgënjyer në vjeshtë pas zbulimeve mbi përmasën e spiunazhit amerikan në Gjermani, piratimi i telefonave celularë përfshirë dhe të kancelares gjermane, Angela Merkel ishte nën presion për të reaguar ashpër.
Në Uashington, presidenti amerikan, Barack Obama ka qëndruar i heshtur, por Shtëpia e Bardhë ka insistuar mbi rëndësinë e lidhjeve me Berlinin duke mos bërë komente për çështjet e spiunazhit me motivin që ato të mos prekin sigurinë kombëtare./
/ec/
/Shqiptarja.com