BERLIN, 19 gusht /ATSH-AFP/ - Berlini konfirmoi sot se kancelarja gjermane, Angela Merkel do të zhvillojë të shtunën një vizitë në Ukrainë për diskutime me presidentin Petro Poroshenko dhe kryeministrin, Arseni Jatseniuk.
"Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të shkojë në Ukrainë më 23 gusht me ftesë të presidentit, Petro Poroshenko", theksoi zëdhënësi i kancelares, Steffen Seibert, në një komunikatë.
"Situata aktuale në Ukrainë dhe marrëdhëniet me Rusinë do të jenë në qendër të të gjitha diskutimeve. Përveç të tjerave do të jetë çështja e mundësive konkrete për të mbështetur Ukrainën në krizën aktuale.
Kjo vizitë u njoftua dje nga shefi i diplomacisë ukrainase, Pavlo Klimkine, por nuk ishte konfirmuar nga burimet zyrtare gjermane./
/ec/
/Shqiptarja.com