BERLIN, 10 dhjetor /ATSH-AFP/ - Praktikat e torturave të shërbimeve sekrete amerikane zbuluar dje në një raport në SHBA përbëjnë një shkelje të vlerave demokratike, theksoi shefi i diplomacisë gjermane, Frank-Walter Steinmeier, në një intervistë të publikuar sot.
"Një shkelje e rëndë si kjo e vlerave tona demokratike dhe liberale nuk duhet të ndodhë", deklaroi Steinmeier duke përshëndetur vullnetin e presidentit amerikan, Barack Obama për t'u shkëputur nga këto praktika të CIA-s./
/ec/  a.jor.