Gjermani, CDU dhe CSU arrijnë marrëveshjen për azilkërkuesit

Gjermani, CDU dhe CSU arrijnë marrëveshjen për azilkërkuesit

Kancelarja Merkel dhe kryetari i CSU-së Seehofer

Kriza qeveritare në Gjermani u shmang, CDU dhe CSU gjetën kompromis në mosmarrëveshjen për azilin, krijimin e qendrave tranzit nga të cilat do të esktradohen azilkërkuesit e regjistruar në shtetet e tjera.

Kancelarja gjermane Merkel e quajti krijimin e qendrave tranzit për azilkërkuesit si një kompromis të mirë. Në takimin në selinë e kancelares morën pjesë kancelarja Merkel, ministri i Brendshëm dhe kryetari i CSU-së Seehofer, kryetarja e SPD-së Andrea Nahles, zëvendëskancelari Olaf Scholz dhe ministri i Jashtëm Heiko Maas. Tani pritet se si do ta vlerësojë SPD-ja këtë kompromis.

Kancelarja tha se me kompromisin është bërë një hap i rëndësishëm për të ruajtur frymën e partneritetit të BE-së dhe njëkohësisht për të manaxhuar emigrimin sekondar. Si emigrantë sekondarë quhen ata azilkërkues që shkojnë nga një vend i BE-së në tjetrin.

Nё grindjen pёr azilin Seehofer kishte kёrkuar nё mёnyrё tё pёrsёritur dёbimin qё nё kufi tё refugjatёve, qё janё tё regjistruar nё njё vend tjetёr tё BE-sё. Tani u ra dakord që në kufirin gjermano-austriak të ngrihen qendra tranziti për të dëbuar refugjatët që vijnë nga vende të tjera të BE-së.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja