BERLIN, 17 shtator /ATSH-AFP/ - Ministri gjerman i Punëve të Brendshme, Thomas de Maiziere, synon të forocjë ligjin mbi azilin duke dërguar imigrantët drejt vendeve hyrëse të BE-së, sipas një projektligji të konsultuar nga media.
Ky projektligj, që ende nuk ka marrë miratimin e këshillit të ministrave, synon të dekurajojë flukset e azilkërkuesve që vijnë në Gjermani, që pret rreth 800 mijë deri në një milionë këtë vit, kundrejt 200 mijë që ishin vitin e kaluar.
Të dielën, Thomas de Maiziere, kishte paralajmëruar se Gjermania nuk dëshironte që refugjatët të zgjedhin se në cilin vend të Evropës të shkojnë. Ai kishte sugjeruar gjithashtu që të reduktoheshin fondet e BE-së për vendet që i kundërvihen sistemit të quotave për ndarjen e refugjatëve, një ide që u hodh poshtë menjëher nga kancelarja, Angela Merkel.
Ministri konservator i Punëvet të Brendshme kërkon që të aplikojë në detaj marrëveshjen evropiane Dublin II, që parashikon kthimin e azilkërkuesit drejt vendit hyrës në BE, me një biletë kthimi dhe pak ushqim për rastet e vonesave.
Megjithatë Gjermania ka derklaruar në fund të gushtit se nuk do të aplikojë më marrëveshjen Dublin II për sirianët, duke u angazhuar se do të marrë në shqyrtim kërkesat për azil, që në shumicën e rasteve pranohen dhe se gjatë kësaj procedure do të qëndrojnë në Gjermani./
/G.S/










