Gjermani, Dortmund ndjek Bayern
Mavraj titullar në fitoren e Koln-it

Gjermani, Dortmund ndjek Bayern<br />Mavraj titullar në fitoren e Koln-it
Borussia Dortmund ka fituar me rezultatin e ngushtë 2:1 sfidën ndaj Mainz 05, në javën e parë të Bundesligës gjermane. Të dy golat për verdhezinjtë u shënuan nga sulmuesi Aubameyang, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e '17 dhe '89. Ndërsa miqtë ngushtuan diferencën e golave në minutën e '90 me anë të Muto.
 
Ndërkohë qendërmbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj ka luajtur titullar për '90 minuta në fitoren 2:0 të Koln ndaj Darmstadt.
 
mergim mavraj
(Mërgim Mavraj, qendërmbrojtësi i Koln)

Fillimisht Rise shënoi golin e avantazhit për vendasit në minutën e 11′ të pjesës së parë, ndërsa Modeste dyfishoi shifrat në pjesën e dytë (minuta e 61′).
 
Me këtë fitore skuadra e Këlnit renditet në vendin e tretë me 3 pikë, bashkë me Volfsburgun dhe Bajernin e Mynihut që mposhti një natë më parë Verderin me rezultatin e thellë 6-0.
 
Në takimet e tjera të Bundesligës, Frankfurti mori tre pikë falë një goli të të përhershmit Maier ndaj Shalkes dhe Hamburgu u nda në barazim 1-1 me Igolstadt. Ndërsa një fitore në transfertë arriti Volfsburgu me rezultatin 0-2 ndaj Ausburgut.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron