Gjermani/ Fushata zgjedhore e AfD-së shoqërohet me protesta

Gjermani/ Fushata zgjedhore e AfD-së shoqërohet me protesta

Protestat në Gjermani kundër AfD-së

Mijëra vetë dolën në rrugë në disa qytete të Gjermanisë për të protestuar kundër rritjes së ekstremizmit të djathtë dhe popullaritetit në rritje të partisë Alternativa për Gjermaninë(AfD), e cila është kundër emigrantëve.

Në Portën e Brandenburgut të Berlinit protestuesit u ranë bilbilave dhe kënduan këngë antifashiste. Kurse në Këln protestuesit mbanin pankarta kundër AfD-së.

Protestatmorën si shkas edhe fillimin e fushatës zgjedhore nga partia AfD, e cila kishte zgjedhur për hapjen e fushatës qytetin e Halës.

Weidel: Thirrje për "ri-emigrim"
Në Halë ishin mbledhur rreth 4,500 mbështetës të partisë AfD-së për të ndjekur fjalimin e drejtueses së partisë, Alice Weidel, e cila është gjithashtu kandidate e AfD-së për kancelare. Alice Weidel e hapi fjalimin e saj duke bërë thirrje për "ri-emigrim".

Kjo temë është kthyer këtë javë në kryefjalë të fushatës elektorale të kësaj partie Gjermani, për shkak se në fillim të javës një afgan vrau me thikë në Aschaffenburg dy vetë, njëri syresh fëmijë dyvjeçar. Ky krim rindezi në Gjermani debatin mbi sigurinë e brendshme dhe emigracionin në prag të zgjedhjeve të 23 shkurtit.

AfD-ja e dyta në sondazhe
Sipas sondazheve të fundit partia ekstremiste e djathtë AfD renditet me 20% në vendin e dytë të sondazheve. Ndërsa në krye të sondazheve është me 31% grupi i qendrës së djathtë që përbëhet prej Unionit Kristian Demokrat (CDU) dhe partia simotër bavareze, CSU.

Social-Demokratët (SPD) të kancelarit Olaf Scholz janë aktualisht në vendin e tretë me 15%, pak përpara të Gjelbërve me 14%./ DW

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

‘Vdes papritur në një aksident Lulzim Basha’, ish-kreu i PD reagon ndaj lajmit: I përhapin ata që duan të shkatërrojnë Shqipërinë

‘Vdes papritur në një aksident Lulzim Basha’, ish-kreu i PD reagon ndaj lajmit: I përhapin ata që duan të shkatërrojnë Shqipërinë