Gjermani, goditet banda e drogës
drejtohej nga një 35-vjeçar shqipta

Gjermani, goditet banda e drogës<br />drejtohej nga një 35-vjeçar shqipta
BERLIN - Në kuadrin e një operacioni në shkallë të gjerë të zhvilluar dje nga policia federale dhe dogana në Këln është goditur një rrjet kontrabandistësh dhe tregtarësh droge, e cila vepronte në nivel ndërkombëtar.

Me këtë rast janë arrestuar dhjetë persona, janë konfiskuar 6.5 kilogramë drogë, një makinë për përpunimin e drogës dhe 134 mijë euro para të gatshme.

Gjithashtu, gjatë bastisjes së kryer në 17 lokalet e dyshuara për lidhje me bandën, policia ka gjetur edhe një prostitutë të moshë së mitur, shkruan generalanzeiger.de.

Banda e goditur dyshohet të ketë kontrabanduar në Gjermani me shumicë drogë të tipit kokainë nga Amerika Jugore përmes Holandës.

Krahas kësaj, bandës i ngarkohet kontrabandimi i shtetasve kryesisht shqiptarë për në Gjermani, të cilët pastaj i kanë angazhuar si shitës të drogës ose në prostitucion.

Si kreu i bandës konsiderohet një shqiptar 35-vjeçar. Po ashtu edhe shumica e të akuzuarve janë shtetas shqiptarë, të cilët kanë hyrë në Gjermani kryesisht me dokumente të falsifikuara.

Gjatë aksionit janë angazhuar rreth 350 policë dhe doganierë, të cilët kanë bastisur një numër të madh lokalesh dhe banesash. Madje për një kohë të shkurtër është bllokuar një pjesë e lagjes së dyshuar.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, Rama: Grupe me menaxherë të huaj do asistojnë QSUT! Autonomi spitalore, mjekët pagesë sipas performancës

Skandali te Onkologjiku, Rama: Grupe me menaxherë të huaj do asistojnë QSUT! Autonomi spitalore, mjekët pagesë sipas performancës