Gjermani/ Humbja fatale e kandidatit kryesor të Merkel, Laschet pritet të japë dorëheqjen

Gjermani/ Humbja fatale e kandidatit kryesor të Merkel, Laschet pritet të japë dorëheqjen

Angela Merkel dhe Armin Laschet

Kreu i konservatorëve gjermanë, Armin Laschet, ka njoftuar për një kongres partie javën e ardhshme, duke nënkuptuar se është gati të japë dorëheqjen.

Gjermani- Pas zgjedhjeve të 26 shtatorit politikës gjermane iu shtua një tjetër lider. Pas 16 viteve Angela Merkel, liderja historike nuk do të ishte më duke drejtuar Gjermaninë dhe politikën ndërkombëtare. Nga 3 kandidatet për të zëvendësuar Merkelin u shpall me një fitore të thellë, Olaf Scholz, një figurë publike me eksperiencën e duhur dhe siç njihet nga analistët botëror ‘snajperi’.

Megjithatë, trashëgimtari i Merkel nuk pritej të ishte Scholz, pavarësisht posteve të tij të larta dhe kontributit të tij madhor në ekonominë gjermane, në vendin e tij ‘aspirohej’ Armin Laschet.

Laschet njihej si kandidati i parë dhe më i vrullshëm i zgjedhjeve gjermane. Edhe pse me reputacion jo fort të mirë Laschet ishte këmbëngulës se do të fitonte.

Menjëherë pas fitore SPD -ja  e udhëhequr nga Olaf Scholz, filloi bisedimet e koalicionit mes dy partive "kryesore" të enjten.

Sekretari i Përgjithshëm i SPD, Lars Klingbeil tha se as që do të mendonte që negociatat me të Gjelbrit dhe liberalët pro-biznesit të mos funksiononin.

Mbështetja ndaj Laschet është zbehur, por ai nuk ka pranuar të braktisë shpresën për një koalicion të udhëhequr nga konservatorët.

Ai u tha gazetarëve se nuk bëhej fjalë për personalitete, por për interes kombëtar. Megjithëse ai nuk tha drejtpërdrejt se do të jepte dorëheqjen, ai u citua më herët duke u thënë deputetëve të partisë së tij CDU se do të ishte i lumtur "nëse funksionon më mirë me njerëzit e tjerë"

Në deklaratën e tij, ai tha se ende besonte në një qeveri të udhëhequr nga konservatorët me të Gjelbrit dhe liberalët dhe se  partia e tij do të shikonte nga afër se si funksionuan bisedimet aktuale të koalicionit.

Sidoqoftë, një sondazh i opinionit të enjten sugjeroi që 53% e gjermanëve mbështetën një koalicion të udhëhequr nga SPD të tre partive, ndërsa vetëm një e katërta mbështetën një qeveri të drejtuar nga konservatorët.

Kreu i partisë motër bavareze të CDU -së, Markus Söder, tashmë ka bërë thirrje që konservatorët të përgatiten për refuzim.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat