Gjermani/ I fiku shoqes së dhomës pajisjen që e mbante në jetë, arrestohet 72 vjeçarja

Gjermani/ I fiku shoqes së dhomës pajisjen që e mbante në jetë, arrestohet 72 vjeçarja

Ventilator

Një grua 72-vjeçare është arrestuar nga Policia gjermane, pasi dyshohet se ka fikur ventilatorin e një pacienteje të dhomës në spital, dy herë sepse ishte shqetësuar nga tingulli që lëshonte.

Gruaja u burgos me dyshimin për tentativë vrasjeje pas incidentit në një spital në qytetin jugperëndimor të Mannheim të martën në mbrëmje, raportojnë mediat e huaja.

Policia dhe prokurorët thanë në një deklaratë se e moshuara dyshohet se kishte fikur ventilatorin e një gruaje 79-vjeçare dhe, pavarësisht se më pas iu tha nga stafi se ishte jetike për pacientin, e fiku përsëri më vonë në mbrëmje.

Pacientja e moshuar tashmë nuk është në rrezik për jetën, por kërkon ende kujdes intensiv, ndërsa 72 vjeçarja është dërguar në qeli.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria mbetet me një Gjykatë Apeli në Tiranë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Olta dhe Luizi 'thurin' plane, dëshirojnë të largojnë këngëtaren nga Big Brother Vip

Olta dhe Luizi 'thurin' plane, dëshirojnë të largojnë këngëtaren nga Big Brother Vip