TIRANË - I ngarkuari i qeverisë federale gjermane për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit Stasi, Roland Jahn ka filluar vizitën e tij disa ditore në Tiranë. Duke folur në një aktivitetet të zgjeruar në ambasadën gjermane, Jahn tha se eksperienca gjermane ishte që edhe dosjet për figura publike ne politike, apo fushat ta tjera të publikoheshin, farë solli largimin e tyre.
 
Megjithatë ai e vlerëson maksimalisht ligjin e miratuar nga parlamenti, por thekson se ka mundësi për përmirësim, ku pala gjermane e ka ndryshuar këtë ligj 8 herë që nga miratimi.
 
Ambasada Gjermane në Tiranë ka organizuar një aktivitet të zgjeruar , me të ftuar të ngarkuarin federal për hapjen e dosjeve në Gjermani Roland Jahn. Fillimisht ambasadori gjerman Helmut Hofman, tha se vendi i tij do të japi eksperiencën që ka me këtë çështje. Por është një problematikë që Shqipëria duhet ta adresojë vetë.
 
"Në Gjermani kemi eksperiencë në trajtimin e diktaturave. Shqipëria ka miratuar një ligj që mundëson hapjen dhe aksesin në dosjet e ish sigurimit. Kjo është një çështje qe duhet ta bëni vet ju, s’mund t’ju themi ta bëni. Ne shpresojmë që me eksperiencën tonë të japim një kontribut të rëndësishëm.”- tha ambasadori gjerman në Tiranë, Helmut Hoffman.
 
I ftuari kryesor Roland Jahn, në vizitën e parë në Shqipëri, fillimisht u ndal te ligji i sapomiratuar në parlament për hapjen e dosjeve, duke e konsideruar si mjaft të rëndësishëm në procesin e zbardhjes së të kaluarës. Duke u bazuar te eksperienca gjermane, Jahn tha se për hartimin e ligjit këtij shteti ju deshën 2 vite.
 
Ndërsa nga miratimi deri tani u janë bërë mbi 8 herë ndryshime. Në lidhje me personalitet publike veçanërisht në administratë, Jahn jep mesazh të qartë se sektorë të ndryshme të shtetit duhet të pastrohen dhe njerëz të tillë s’mund të jenë në poste drejtuese as te shërbimet e thjeshta.
 
Përvoja jonë është një personat e lidhur me sigurimin duhet të largohen nga postet e larta drejtuese. Pervoja gjermane është që njerëzit që punonin në administratë, ju bëhet publike dosje, dhe presioni i opinionit publik bënte që ata të largoheshin nga këto poste kyçe. Vlerësoj miratimin e një ligji të tillë, që krijon një shans të madh për transparencë. Ky është një ligj që ju vjen në ndihmë gjithë viktimave të afërmve të tyre, që të njihen me të shkuarën, me persekutorët e tyre.”- tha Roland Jahn i ngarkuari federal për hapjen e dosjeve
 
Në Gjermani kemi deri tani 1 milion e 700 mijë kërkesa të cilat në një pjesë kanë marrë përgjigje, por kërkesat vazhdojnë nga nipat e mbesat të viktimave që duan të zbulojnë të vërtetët e atyre viteve. E theksoj ky nuk është një process që ka skandenca kohore.

Ne duhet ta njohim mirë dh eta studiojmë diktaturën si mënyrë më të mirë që kemi për të mbrojtur të demokracinë.
 
Gjatë vizitës së tij disa ditore, zoti Jahn do të takohet edhe me grupet e interest si shoqata t ëish të përndjekurve politike, dhe me presidentin , kryetarin e kuvendit dhe me kryetarin e partisë demokratike.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)